Erzeni ka marrë fitoren e parë në Superiore për këtë sezon, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Dinamo City, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt.
Shijakasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Maliqi në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë, Dinamo u fut me një fytyrë tjetër, duke rrezikuar më shumë portën kundërshtare dhe barazuan shifrat në minutën e 57-të me Zabërgja. Tranversa i mohoi golin e përmbysjes Prodanit, pak minuta më vonë.
Një gafë e portierit Rexhepi, në minutën e 77-të, që shkakton penallti dhe nga 11 metra, Kahrimanovic nuk gabon, duke rikthyer avantazhin për Erzenin.
Me këtë triumf, shijakasit ngjiten në vendin e pestë me 5 pikë, ndërsa Dinamo City mban vendin e tetë me 3 pikë.