Kanë përfunduar 2 sfidat e sotme të Kategorisë Superiore, ku në përballjen Bylis-Erzeni gjithçka u mbyll në paqe me rezultatin 1 me 1.
Në sfidën mes Bylisit dhe Erzenit gjithçka u vendos në pjesën e dytë, ku fillimisht golin e gjetën “ballshiotët” falë brazilianit Esquerdinha në minutën e 65’-të, ndërsa për “shijakasit” mendoi kroati Kahrimanovic, i cili ekzekutoi mrekullisht një penallti në minutën e 91’-të, të sfidës.
Bylis me 27 pikë mban vendin e parafundit, teksa Erzeni me 33 pikë mban vendin e pestë.