Home Aktualitet Ervin Karamuço ngre shqetësimin: Prokuroria belge po heton për lidhje mes krimit...

Ervin Karamuço ngre shqetësimin: Prokuroria belge po heton për lidhje mes krimit europian dhe strukturave të politikës shqiptare

Në emisionin, ‘Në Shënjestër’ në Neës24 eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, ngriti shqetësimin e hashashit sintetik duke theksuar ka një rritje pesëfish.

Po ashtu shtoi se po hetohen nga ana e prokurorisë belge dhe jo vetëm për lidhje të mundshme midis krimit të organizuar europian, shqiptar dhe strukturave të caktuara të politikës shqiptare.

“Tashmë hashashi ynë shkon në Turqi dhe shkëmbehet me klering. Hashashi sintetik, ka efekt pesë fish nga hashashi normal. Jep efektin e heroinës dhe këto kohë kemi dëgjuar që kanë kaluar në overdozë për shkak të hashashit. Hashashi sintetik është i rrezikshëm…Është pesëfishuar përdorimi i brendshme i hashashit është trefishuar përdorimi i kokainës në Shqipëri. Ende nuk është hetuar skema e ‘pica conecttion’ gjatë kohës së pandemisë…Është bërë një skemë shumë organizuar për shpërndarjen e hashashit dhe kokainës.”, tha ai.

Eni Ferhati: Vendimi për të legalizuar kanabis për qëllime mjekësore mund të keqkuptohet në disa zona të thella të vendit. Para se të arrijmë në këtë hap duhet një fushatë shumë e mirë…A mendoni se kjo sipërmarrja bëhet pa vullnet politik?

Eksperti i Kriminalistikës: Gjatë një vizitë në Belgjikë në Ministrinë e Jashtme mu konfirmua që janë disa çështje që po hetohen nga ana e prokurorisë belge dhe jo vetëm për lidhje të mundshme midis krimit të organizuar europian , shqiptar dhe strukturave të caktuara të politikës shqiptare të shohim se do të dalë rezultati.

Eni Ferhati: Janë diku rreth 30 shtëpi bari të evidentuara nga policia vetëm për këtë vit. Zonat në risk janë ato klasike, Malësia e Krujës, e Shkodrës, lumi i Vlorës po ashtu edhe në zonën e Gjirokastrës ka disa zona. Pra janë zona me terren të thyer dhe që autoritetet të kenë kontroll në mënyrë periodike…

Më tej eksperti i kriminalistikës, u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët kanë një legjislacion i cili krijon shumë terren që këto të korruptohen.

“Gjyqtarët dhe prokurorët kanë një legjislacion për t’u korruptuar….Shteti punon me rregulla, organizatat kriminale nuk kanë gjëra të shkruara.