Home Politike Ermonela Felaj rrëfen sfidat e mëdha: Shkaktoi një traumë të jashtëzakonshme, u...

Ermonela Felaj rrëfen sfidat e mëdha: Shkaktoi një traumë të jashtëzakonshme, u dogj gjykata, prokuroria dhe komisariati

Gjatë takimit ditën e sotme me kryebashkiakun, Erion Veliaj, deputetja e Partisë Socialiste dhe njëherësh kandidate në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit, Ermonela Felaj ka rrëfeu sfidat në punën e saj si prokurore në vitin 1997 në Berat.

Felaj tha se 97-ta i shkaktoi një traumë këtij qyteti, ndërsa u shpreh se iu desh të hetonte ngjarjet ndërkohë që ishin djegur gjykata, Prokuroria dhe Komisariati i Policisë.

“Kam punuar për gati 9 vjet prokurore. Berati ishte një territor i vështirë sepse 97 i shkaktoi një traumë të jashtëzakonshme Beratit, efektet e së cilës edhe për ca kohë u ndjenë në Berat. Të hetoje ngjarjet e vitit 97, në kushtet kur vendngjarjet, siç i quajmë unë dhe Ulsiu ishin zhdukur, aty u dogj gjykata, u dogj prokuroria dhe komisariati i policisë, ishte tejet e vështirë. Por sprovat me sa duket shërbejnë”, u shpreh Felaj.

Po ashtu kandidatja socialiste tregoi se fillimisht nuk e kishte mirëpritur ftesën për të qenë pjesë e PS-së pasi e dashuronte profesionin e saj të prokurores.

“Unë jam produkt i kuotave gjinore. Mora një ftesë që më thënë të drejtën nuk e kam mirëpritur. Unë e dashuroj profesionin e prokurores. Akoma e bëj nga pak prokuroren”, tha Felaj.

Ndër të tjera ajo u ndal edhe te familja. “Një vajzë kam Herën. Herës i jam në borxh më shumë se kujtdo tjetër, sepse duke u rritur ajo e kupton që do të ketë një motër ose një vëlla”, u shpreh ajo.

SOURCEbulevard news
Previous articleBalla: Nesër nis vaksinimi masiv në Elbasan, më 25 prill votoni njerëzit që e duan këtë vend
Next articleEcuria javore e kursit të këmbimit/ Si ka qenë kjo javë për valutat kryesore?!