Home Politike Erion Dasho: Qeveria manipuloi shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve, kjo...

Erion Dasho: Qeveria manipuloi shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve, kjo solli ulje të vigjilencës dhe përhapjen e sëmundjes

Për mjekun e njohur Erion Dasho vendi ynë është një nga më të prekurit nga koronavirusi, por qeveria ka fshehur shifrat reale. Dukesh shpjeguar se manipulimi i situatës ka sjellë pasojat që po vuajmë sot, mjeku ka treguar se si ka ndryshuar shifrat Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Sipas tij, në të vërtetë vendi ynë ka pasur infektimet dhe vdekshmëri më të lartë nga Covid-19, por që janë fshehur në atë mënyrë që nuk mund të kuptohet nga qytetarët. Dasho tregon se, fakti që në kemi më pak testime rrjedhimisht sjell më pak të infektuar dhe vdekje të raportuara që mund të kenë ardhur si pasojë e covid dhe këtu është faji i ministrisë që nuk ka arritur t’i zbulojë këto raste. Ai shton si të shkelur nga qeveria rekomandimin e OBSH që të regjistrohen si të vdekur nga Covid-19 edhe ata që nuk u është bërë tamponi, por kanë shfaqur të gjitha shenjat e sëmundjes. Sipas Dashos, vetëm me neglizhencën e këtyre dy kritereve ministria arriti të fshehë të vërtetën.

“Nga statistikat duket sikur Shqipëria është një nga vendet që e ka kontrolluar më mirë Covid-19 në Europë dhe ku humbjet e jetëve janë nga më të ulëtat. Në fakt, këto shifra raportojnë çdo natë në studiot televizive përfaqësuesit e ministrisë, komitetit dhe puthadorët e tyre. Shumë vende e manipulojnë situatën e vdekshmërisë nga covid-19. Dy mënyrat më të përhapura janë: Mos kryerja e testeve. Duke mos testuar, sigurisht që nuk diagnostikon dhe personat që humbin jetën nga covid nuk raportohen si të tillë. Manipulimi i kritereve të përcaktimit të vdekshmërisë. OBSH rekomandon të numërohen midis vdekjeve nga covid si vdekjet në personat që rezultojnë pozitiv në testin e tamponit, ashtu edhe vdekjet në personat ku testi del negativ, por shenjat klinike flasin qartë për Covid-19”, ka evidentuar ai.

Dasho e cilëson si krim këtë veprim të MSH. Sipas tij, paraqitja e një situate të qetë bëri që qytetarët të tregohen neglizhentë, kjo rrjedhimisht solli përhapje të virusit dhe këtë gjendje të agravuar që jemi sot: me më shumë vdekje dhe infektime. “Paraqitja e situatës me nota optimiste ndikoi edhe mbi psikologjinë e qytetarëve. Duke u përpjekur ta paraqesin epideminë “nën kontroll” dhe përpjekjet e veta “të suksesshme”, qeveria dhe komiteti e çuan Shqipërinë në greminë dhe situatën shëndetësore në katastrofë. E nisur si një manipulim “i pafajshëm” dhe “i zakonshëm”, kjo përpjekje përfundoi në një ndërmarrje kriminale me pasoja fatale mbi shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, shkruan ai në Facebook.

SOURCEBulevard News
Previous articleAstrit Patozi: Iki nga politika nëse nuk arrihen objektivat e BD, Basha dhe Rama nuk e kanë kulturën e dorëheqjes
Next articleKuvendi “shkund” institucionet e pavarura, KLGJ, ERRU, AMF dhe Avokati i Popullit nuk zbatojnë rekomandimet