Home Politike Erion Braçe përgënjeshtron Presidentin Meta: Gënjeshtra në nivel të lartë është neveritëse!

Erion Braçe përgënjeshtron Presidentin Meta: Gënjeshtra në nivel të lartë është neveritëse!

Zv.kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetet sociale ka shpërthyer ndaj Presidentit Ilir Meta, i cili akuzoi dje qeverinë se nuk kishte marrë masa në lidhje me paralajmërimet e IGJEUM për motin e keq dhe tashmë me dhjetarë familje ishin përmbytur. Jo vetëm kaq, por Meta shprehej se qeveria ha e pi në Dubai, kurse populli i thjeshtë vuan nga uria dhe nuk ka as medikamente mjekësore.

Braçe ia numëron ‘një për një’ me fakte se situata është krejt e kundërt dhe i kërkon publikisht të mos gënjejë më se është turp.

Postimi i plotë:

BOLL ME GENJESHTRA!

GENJESHTRA NE NIVEL TE LARTE

ESHTE NEVERITESE!

NE SUKTH,

NUK KA MIJERA HEKTARE NEN UJE!

ISHIN 100 HEKTARE NE KULM TE RRESHJEVE E JANE 30 SOT!

NE SUKTH NUK KA ASNJE SHTEPI TE PERMBYTUR, ME UJE BRENDA,

AS NE KULM TE RRESHJEVE E AS SOT!

IGJEUMIN E KEMI DEGJUAR QYSH NE VERE, JO VEC TANI!

FAKTE KUNDER GENJESHTRES;

Presidenti i Republikes ndoqi kryetarin e partise se hicit dje ne Sukth;

Recitoi edhe nje here tekstin standard se, Qeveria nuk mori seriozisht Igjeum dhe paralajmerimin e tij per rreshjet!

Genjeu!

Qeveria i ka paraprire Igjeum qe ne vere!

Fakt1: Bordi i Kullimit ne Durres,

ndertoi ne vere argjinaturen e re e bere tamam ne zonen dhe per te mbrojtur zonen ku ishte dje presidenti i Republikes!Shihini fotot fakt per punen;

Eshte thelluat shtrati i lumit #Erzen dhe eshte krijuar muri mbrojtes, argjinatura.

Pra eshte pastruar lumi, thelluar dhe argjinatura e re eshte mbi 4 METRA E LARTE!

Ne kete lagje jane bere nga e para

rreth 200 METRA ARGJINATURE!

FAKT2: Bordi i Kullimit ne Durres,

ne Vardar ndertoi ne vere nje argjinature rreth 400 METRA qe ndihmon dhe kete lagje, Lagjia e Toteve me banore te ardhur nga Kukesi qe formojne rreth 16 familje te vendosur aty.

Shtepite e tyre nuk jane prekur nga uji, nuk jane permbytur e skane uje ne brendesi, as kishin.

Ne afersi te tyre eshte kanali i ujrave te larta-KANALI I TONES, i cili ka dale nga shtrati pasi lumi Erzen ka qene ne nivele maksimale po pa permbytur shtepite e cdonjerit.

Pas fakteve, DY TE VERTETA:

E VERTETA1: PUNA E BERE NE VERE, THELLIMI I ERZENIT DHE ARGJINATURA, SHPETUAN JO VEC ATA POR 500 SHTEPI NGA PERMBYTJA!

E VERTETA2: KJO LAGJE, LAGJIA E TOTEVE, ESHTE VETEM 200 METRA LARG NGA LUMI DHE PRANE KANALIT TE VJETER SHKARKUES, NE NJE TOKE TE NDALUAR KATEGORIKISHT PER TE NDERTUAR PER SHKAK TE KETIJ RREZIKU TE PROVUAR TASHME,

E GJITHA PA LEJE PER SHKAK TE TE NJEJTIT RREZIK, VERSHIMIT TE LUMIT E KANALIT NE TOKE TE TYRE!

Ndaj, boll genjyhet dynjane dhe boll duke mos i thene te verteten njerezve aty!

Boooll dhe me genjeshtrat per ushqime te munguara e ilace gjithashtu;

Askujt nuk i hyri uji ne shtepi e askujt nuk i shkoi uji ne raftet e bukes e ilaceve!

Boll se eshte turp!

SOURCEbulevard news
Previous article‘Shkundet’ jugu i vendit, tërmeti ndihet në Berat, Fier dhe gjithë zonën bregdetare. Banorët të frikësuar: Zgjati dhe ishte shumë i fortë
Next articleDritan Zagani nxjerr prapaskenat dhe zbulon emrin e politikanit që fshihet pas arratisjes së Moisi Habilajt: E detyruan të ikte nga sytë këmbët