Home Sport Erald Dervishi fiton turneun ndërkombëtar të shahut “Durrës Open”

Erald Dervishi fiton turneun ndërkombëtar të shahut “Durrës Open”

shahuMbyllet turneu ndërkombëtar i hapur i Shahut në Durrës, duke shpallur fituesit që garuan për tetë ditë më radhë. Erald Dervishi është shpallur fitues midis emrave më të njohur, pasi fitoi me shahistin maqedonas, Filip Pancevski. Në ceremoninë e dhënies së çmimeve, merrnin pjesë personalitete të botës së shahut, por edhe të fushave të tjera. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako vleresoi turneun dhe tha se aktivitete të tilla, ndihmojnë në promovimin e vlerave të sportit, por edhe të qytetit të Durrësit: “Falenderoj gjithë pjesëmarrësit që morën pjesë në këtë takim dhe u uroj të gjithëve suksese në takimet e ardhshme, të cilët duhet t’i kthejmë në një traditë dhe ta zhvillojmë çdo vit këtë aktivitet në Durrës. Ky nuk ishte thjesht një aktivitet sportiv, por pjesëmarrja e shumë shahistëve nga vendet e huaja, është njëkohësisht edhe dallëndyshja jonë për të promovuar turizmin shqiptar, për të promovuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”. Përfaqësues të Ministrisë së Kultures, Rinisë dhe Sporteve janë shprehur se tashmë, sporti i shahut renditet si sport cilësor në vendin tonë. Në renditjen përfundimtare, të dhjetë shahistëve më të mirë pas Erald Dervishit me 7.5 pikë, janë renditur Filip Pancevski me 7 pikë, dy shahiste boshnjake me nga 6.5 pikë, ndërsa më pas gjenden edhe dy shahiste shqiptare, Dritan Mehmeti në vendin e tetë me 6.5, ndërsa në vendin e dhjetë Llambi Pasku me 6 pikë. Në lidhje me garën e femrave, fituese është shpallur Rozana Gjergji, për të rinj Oltion Vata, për kategorine nën ELO 2000, Gezim Noka, ndërsa për ELO 2200, Nderim Saraçi nga Kosova.

Previous articlePas dy sezonesh mjaft të mira Sheta largohet nga Teuta
Next articleTeuta, edhe pushimet me disiplinë