Luis Enrique mund të drejtojë Napolin nëse largohet Luciano Spalletti.
Napolitanët pëlqejnë lojën që bën Enrique, ashtu edhe faktin që ai ka punuar tashmë në Itali te Roma (2011-2012).
Gjithashtu, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është i interesuar edhe për Thiago Motta (Bologna) dhe Vincenzo Italiano (Fiorentina).