Home Bota EMRAT- Kush janë 2 personat që akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar...

EMRAT- Kush janë 2 personat që akuzohen për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar në Londër

Vrasja e 30-vjeçarit Olsi Kuka, ende nuk është zbardhur, por deri më tani janë prangosur 3 persona, mes tyre dhe një grua. Bulent Bakir, 25 vjeç dhe Daige Ramsey, 23 vjeç, janë dy nga personat që akuzohen se kanë masakuruar me thika 30-vjeçarin shqiptar.

Sot, të dy do të dalin para Gjykatës së Highbury, për t’u njohur me masaën paraprake, ndërsa hetuesit po kërkojnë me ngulm dëshmitarë dhe prova për të gjetur fajtorët.

Deri më tani, bashkë me dy të rinjtë ishte prangosur dhe një vazjë e re, por ajo është lënë e lirë me kusht deri në qershor për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë që e paqartë është edhe e gjithë rrethana e ngjarjes për vrasjen e shqiptarit. Ai u gjet i masakruar me thika, e kishte ndërruar jetë në mes të rrugës, por ende nuk dihet se përse është eliminuar.

Marrë nga news.met.police.uk