Home LifeStyle Emisionit më të famshëm po i vjen fundi, prezantuesja do të dhurojë...

Emisionit më të famshëm po i vjen fundi, prezantuesja do të dhurojë 2 milionë dollarë për stafin

Pas 19 sezonesh, emisioni i famshëm Ellen DeGeneres Show do të transmetohet më 26 maj. Ndërsa emisionit po i vjen fundit, prezantuesja Ellen Degeneres po shpërndan më shumë se 2 milionë dollarë shpërblime për stafin e saj.

Një pjesë e konsiderueshme e stafit janë të vjetër: 30% e punonjësve të emisionit kanë punuar aty për më shumë se 10 vjet; shumë për 15, dhe disa, duke përfshirë shumicën e producentëve ekzekutivë, për të gjitha 19 sezonet.

Episodet e fundit të “The Ellen DeGeneres Show” do të shfaqin një grup të ftuarish që kanë qenë dhe më parë si Kim Kardashian, Jennifer Garner, Channing Tatum, Serena ëilliams, Zac Efron, Adam Levine, Gëen Stefani, Diane Keaton dhe gruan e DeGeneres, Portia de Rossi.