Si çdo vit, shumica e emigrantëve zgjedhin që Vitin e Ri ta festojnë pranë familjeve në atdhe. Ditën e sotme ka pasur fluks në Portin e Vlorës, ku kanë mbërritur rreth 800 persona me dy tragete nga Italia.
Prej katër ditësh kur edhe ka nis fluksi mësohet nga autoritet portuale se është rreth 3 mijë numri i personave të mbërritur. Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skëndaj fluksi pritet të vijoje edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve. Sipas Skëndaj numri është më i lartë, rreth dyfishi i të njëjtës periudhë të një viti më parë.
“Sot kanë mbërritur rreth 800 pasagjerë me dy tragetet e linjës, me rreth 120 mjete. Dje vazhdon se fluksi kështu ka qenë. Në datën 25 që ka qenë festa e Krishtlindjes, ka qenë dita me fluksin më të madh. Kanë mbërritur rreth 150 pasagjerë. Shpresojmë që të vazhdojë fluksi deri me datën 31 se për gjithmonë për Vit të Ri bashkatdhetarët zgjedhin ta festojnë në vendlindje. Janë marrë masat për pritjen e pasagjerëve, siç e shihni nuk ka vonesa. Nga fundjava janë rreth 3 mijë mbërritje, 500 janë larguar. Vjet ka qenë situatë tjetër, sivjet ka më tepër lëvizje”, tha ai.
Emigrantët thonë për gazetarin e Report Tv, Armand Xhelili se kanë ardhur për të kaluar festat me të afërmit.
Kemi ardhur për Vitin e RI. Për të takuar nënën dhe gjyshin. Nga Lecce.
Për festat e fundvitit.
Vi çdo fundvit. I uroj të gjithë shqiptarët kudo ku janë të kenë fat e mbarësi”, u shprehën emigrantët.
Aktualisht në Portin e Vlorës për të evituar radhët janë shtuar sportelet teksa punohet me 8 sportele. Situata edhe në vijim pritet të regjistrojë sërish fluks lëvizjesh.