Home Bota Elon Musk: Këto zgjedhje do të votoj për republikanët

Elon Musk: Këto zgjedhje do të votoj për republikanët

Manjati Elon Musk ka ndryshuar bindjen e tij politike. Pasi ka pranuar se kishte votuar “me shumicë” për demokratët në të kaluarën, ka ndryshuar mendje. Musk është regjistruar si votues i pavarur, por duket se metamorfoza e tij vazhdon, pasi tashmë pretendon se është votues republikan.

“Kam votuar me shumicë dërrmuese për demokratët, historikisht. Po tani sikur nuk jam i sigurt, mund të mos kisha votuar kurrë për një republikan, thjesht për të qenë i qartë. Tani do nis edhe ti votoj,”– pranoi Musk.

Musk më parë konfirmoi se do të lejonte që Trump – i cili u pezullua përgjithmonë nga Twitteri pas sulmit të 6 janarit për shqetësimet se ai do të nxiste dhunë të mëtejshme – do të lejohej të kthehej në faqe.