Home Aktualitet Elhaida Dani ndez atmosferën në ‘Festivalin e Resë’ në Tiranë

Elhaida Dani ndez atmosferën në ‘Festivalin e Resë’ në Tiranë

TIRANË– Këngëtarja, Elhaida Dani u ngjit mbrëmë në skenën magjike të ‘Festivalit të Resë’ në Tiranë. Prej kohësh, Elhaida Dani i kishte munguar publikut shqiptar e ndërsa spektatorët e pritën plot entuziazëm e nostalgji.

Artistja e mirënjohur jo vetëm në Shqipëri, por sidomos në Itali, performoi disa pjesë nga repertori i saj i pasur, e shoqëruar nga instrumentistët Keli Guga në saksofon, Gent Shahini në piano, dhe Emilian Dhima në perkursion.

Midis Italisë dhe Shqipërisë, duket se Elhaida është rikthyer në Tiranë këtë verë, por ende nuk ka zbuluar nëse ka në plan ndonjë projekt të ri muzikor. A do ta nxehë edhe më shumë verën në Shqipëri Elhaida?

Elhaida Dani gjatë koncertit

 

SI.E./Shqiptarja.com

SOURCEbulevard news
Previous articlePërplasi 2 makinat në hyrje të Tiranë, arrestohet 22-vjeçari! I riu riparoi dëmtimet e makinës së tij për të fshehur gjurmët
Next articleNuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut/ BE: Prisni Presidencën sllovene