Home Kronika Elbasan/ Digjet automjeti i parkuar poshtë pallatit, dëmtohen edhe dy mjetet të...

Elbasan/ Digjet automjeti i parkuar poshtë pallatit, dëmtohen edhe dy mjetet të tjera

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit.

Mjeti në pronësi të shtetasit  D.T, ka qenë i parkuar poshtë pallatit, ndërsa si pasojë e flakëve janë dëmtuar edhe dy mjete të tjera.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.02.3023, rreth orës 03:00, në lagjen “5 Maji”, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit D. T., banues në Elbasan, i cili ka qenë i parkuar në parkimin e pallatit.

Si pasojë e flakëve të zjarrit, janë dëmtuar lehtë edhe 2 mjete të tjera, të parkuara aty pranë.

Grupit hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Previous articleVideo/ 1 vit nga nisja e luftës, Zelensky: 2023 do të jetë viti i fitores sonë
Next articleShifrat/ 31.6 mijë shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015. Rreth 60% ikën në Mbretërinë e Bashkuar