Home Kronika Ekzekutoi hasmin në sy të të atit: Policia 10 mijë euro shpërblim...

Ekzekutoi hasmin në sy të të atit: Policia 10 mijë euro shpërblim për “kokën” e Habib Rexhës

Identifikohet autori i vrasjes në Kavajë. Top Channel mëson se ekzekutori i Arjan Gosës është Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës.

31-vjeçari qëlloi Gosën me plumb në kokë, teksa ky i fundit po pinte kafe me të atin në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, në Kavajë. Më pas ai u largua nga lokali në këmbë, ndërsa një automjet e priste pak më tutje vendit të ngjarjes.

Pas vëzhgimit të pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes. Sakaq, janë ngritur postblloqe dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e Rexhës.

“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10. 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”– thuhet në njoftimin e policisë.

Pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes për vrasjen e dyfishtë të fundmarsit, ku mbeti i vrarë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha. Asokohe, Armand Gosa goditi me thikë Altin Rexhën, ndërsa ky i fundit e qëlloi me armë. Dhe si pasojë e plagëve të rënda që i shkaktuan njëri-tjetrit, humbën jetën të dy.

Previous articleXhaçka sot në Bruksel, pjesë e takimit informal të ministrave të jashtëm të BE me ato të Ballkanit! Takim edhe me Oliver Varhelyi
Next article“Majmun”, i gjithë stadiumi në kor kundër Vinicius – Reagimi i brazilianit dhe Ancelottit: Turp!