Detaje të reja janë publikuar në media lidhur me atentatin tronditës të ditës së mërkurë, ku humbi jetën 42-vjeçari Nikolin Marku (Lekstakaj). Sipas ekspertizës, ai është qëlluar me 5 plumba, 4 prej të cilëve në trup. Fatale ka rezultuar predha që i ka goditur zemrën. Po ashtu, janë shoqëruar në policinë e Lezhës 5 persona që dyshohen se mund të kenë dijeni për krimin. Gjithashtu, është marrë dëshmia e vëllait të të ndjerit Bledar Lekstakajt dhe një të mituri. Ky i fundit rezulton dëshmitar i ngjarjes. Për sa i përket atentatorëve, një makinë e djegur me një armë brenda u gjet në Gjadër. Pista kryesore ku është përqendruar grupi hetimor dhe policia është ajo e hakmarrjes, pasi 42-vjeçari është pjesëtar i fisit Lekstakaj, e cila është në hasmëri prej 27 vitesh me fisin Nikulaj. Ekzekutimi i tij mendohet se është kryer si shpagim për vrasjen e biznesmenit dhe ish-kandidatit për anëtar të këshillit bashkiak të Lezhës me PSD, Ardian Nikulaj. Pronari i hotel “Coral” u vra në biznesin e tij nga portugezi Ruben Saravia, me porosi të Edmond Haxhisë, kushëri me Lekstakajt. Detaje të atentatit, vrasësit mund të jenë larguar drejt Shkodrës Ngjarja e djeshme ndodhi në anë të superstradës Lezhë-Shkodër. Dyqani ku ndaloi i ndjeri ndodhej 500 m larg shtëpisë së tij në Balldren. Sipas dyshimeve të grupit hetimor, atentatorët janë larguar drejt Shkodrës. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po analizohen të gjitha të dhënat, por identifikimi i markës dhe pronësisë së makinës është mjaft i vështirë. Hetuesit po punojnë për vëzhgimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në një rreze më të gjerë për të kuptuar itinerarin e lëvizjes së vrasësve. Në vendngjarje janë gjetur dhe copa xhami të makinës së vrasësve. Vëllai: Nikolini mori makinën për të blerë diçka, pak minuta më vonë dëgjova krisma Vëllai i Nikolin Lekstakajt, Bledar Lekstakaj është marrë në pyetje nga policia e Lezhës. Ai rrëfeu se para se të ndodhte krimi, qe kthyer nga Tirana.
Më pas, ai ka shkuar në shtëpinë e tij duke qëndruar me nënën e tij. Në këtë moment, Nikolini ka marrë automjetin e Bledarit dhe ka shkuar për të blerë një pije freskuese. Bledar Lekstakaj pohoi se pak minuta pasi vëllai i tij u lar[1]gua dëgjoi krisma armësh, por nuk i shkoi në mendje se viktimë do ishte Nikolini. Ai pranoi se e mësoi lajmin e rëndë e mësoi më vonë. I mituri: Nikolini u qëllua kur po ngjiste shkallët, pashë një makinë të zezë në lëvizje Më tepër detaje për mënyrën si u vra 42-vjeçari Nikolin Lekstakaj ka dhënë një i mitur. Ai tregoi se pasi doli nga dyqani, Nikolini është goditur me armë teksa po ngjiste shkallët. Adoleshenti shtoi se ma[1]kina e vrasësve ishte me ngjyrë të zezë. Nga frika e paniku, u fsheh pas lokalit ku po qëndronte. “Nikolini bleu një pije freskuese. Në momentin që doli dhe po ngjiste shkallët u qëllua. Autorët po lëviznin me makinë ngjyrë të zezë. U tmerrova dhe u ula menjëherë. Dola dhe kalova në pjesën e pasme të lokalit”, ka treguar ai. Nikolini i shpëtoi një atentati me tritol në makinë në 2012 Nikolin Lekstakaj ishte kthyer prej 2 vitesh nga emigrimi dhe jetonte në Shqipëri. Ajo çfarë është tronditëse është fakti se dhe vite më parë ai ka qenë shënjestër e një atentati me lëndë shpërthyese. Në vitin 2012, makinës së tij iu vendos tritol. Megjithëse automjeti shpërt[1]heu në lëvizje e sipër, për fatin e mirë, Nikolin Lekstakaj ai doli të shpëtonte. Ky atentat nuk u zbardh kurrë nga policia.