Home Kronika Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy persona të tjerë!

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhia në Durrës, në pranga dy persona të tjerë!

Dy persona të tjerë janë arrestuar teksa vijojnë hetimet për vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës në prill 2020, teksa vendi ndodhej në karantinë nga COVID-19.

Burime për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, bëjnë me dije se të arrestuarit janë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët rezultojnë se janë pajtuar fillimisht nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen e dy vëllezërve.

Xhixha dhe Diva janë personat që pasi kanë studiuar vendin ku do kryhej vrasja dhe dy vëllezërit që ishin objektivi kanë rënë dakord për të marrë pagesën për të kryer vrasjen. Por Enver Divën e ka zënë COVID dhe kështu është shkatërruar plani i bërë për vrasjen e organizuar.

Arrestimi i dy bashkëpunëtorëve nga Fushë Kruja, u bë me kërkesë të SPAK. Burime nga policia e Durrësit sqaruan se ata janë arrestuar me vendim gjykate dhe janë kryer mbi 10 kontrolle. Hetime për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia vijojnë.

SOURCEbulevard news
Previous articleSkënder Brataj: E keqja më e madhe ka kaluar, por jam i shqetësuar
Next articleRama publikon pamje nga 29 qendrat shëndetësore verore nga Thethi në Ksamil: Po vjen një sezon turistik i lehtësuar