Eksportet shqiptare drejt Greqisë gjatë janarit të këtij viti shënuan një rritje të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë janarit në vlerë llogariten 3.3 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2022-shit ishin 1.8 miliardë lekë.
Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë janarit zunë 7 % të totalit të të gjithë tregtisë. Në vlerë ato arritën mbi 13 miliardë lekë.
Importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë janarit arritën në mbi 3.6 miliardë lekë, kur një vit më parë (2022) u importuan mallra në vlerë 3.9 miliardë lekë.
Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” në vlerën 1.8 miliardë lekë dhe grupi “tekstile dhe këpucë”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 417 milionë lekëve.