Home Rajoni Eksperti rrugor analizon aksidentin në Bullgari me video: Shkaku mund të jetë...

Eksperti rrugor analizon aksidentin në Bullgari me video: Shkaku mund të jetë sinjalistika rrugore

Si një njeri që është marrë me sigurinë rrugore me vite të tëra, eksperti Dimitar Iliev, organizatori i trajnimeve për siguri në rrugë u përpoq të vihej në vendin e shoferit të autobusit maqedonas dhe u përpoq të analizonte çfarë kishte ndodhur.

Sipas Slobodan pecat, Iliev ka realizuar një video përmes të cilës ka paraqitur gjendjen e sinjalistikës në metrat e fundit të autostradës para vendit të përplasjes së autobusit. Ai ka thënë se një faktor serioz që mund të ketë çuar në aksident është edhe gjendja e shenjave rrugore dhe e sinjalistikës në vendin ku ka ndodhur aksidenti.

Ai konstaton se aty ka një sërë parregullsish duke specifikuar se shenjat janë të vjetra dhe jo reflektuese, gjithashtu edhe reflektorët e anësorëve që përshkruajnë rrugën gjatë natës janë të vjetra, të ndryshkura dhe praktikisht të padukshme. Gjithashtu ai thotë se një shenjë që tregonte se ka një kthesë ishte rrëzuar në muajin maj dhe asnjëherë s’është rivendosur.

Iliev gjithashtu përshkruan atë që mund të ketë ndodhur në sekondat e fundit para aksidentit. Ai thotë se duke e parë në momentin e fundit ndarësen në zonën e pushimit, shoferi mund të ketë bërë përpjekje për t’u shmangur në të majtë, por thotë se anësorja ka të ngjarë që të shkaktojë dëme në autobus në pjesën e gomës, dhe gypat e ajrit që janë të nevojshëm për funksionimin e frenave dhe ndezjes.Iliev ka thënë më pas se në Bullgari ka shumë vende në autostrada ku vazhdimisht ndodhin aksidente të rënda dhe ku vdesin njerëz.

Imagjinoni sa e saktë mund të jetë manovra e tij me një gomë të shpuar dhe pa frena. Ne i njohim, policia i njeh, ndihma në rrugë i njeh, çështja është se nuk ka vullnet që kjo gjë të rregullohet. Unë i quaj këto vende në rrugët bullgare kurthe,  kurthe ku mund të mashtrohet kushdo dhe të bjerë kushdo,” ka thënë Iliev.