Home Ekonomia Eksperti: Rinasi, aeroporti më i madh në 6 vendet e Ballkanit, kalojnë...

Eksperti: Rinasi, aeroporti më i madh në 6 vendet e Ballkanit, kalojnë 10 mln udhëtarë

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli është shprehur se aeroporti i Rinasit është aeroporti më i madh për 6 vendet e Ballkanit.

I ftuar në Euronews Albania, ai nënvizoi se gjatë vitit në Rinas kalojnë 10 milion pasagjerë.

Sipas tij në vitin 2022 ka pasur rritje që nuk e njohin aeroportet e tjera.

“Turisit i huaj evropian nuk druhet më për të ardhur në Shqipëri. Përveç ajrit, turistët udhëtojnë dhe me autobusë përmes linjave tona publike. Ne pa frikë mund të kemi dhe 7 milion turistë të huaj këtë vit. 2022 ka pasur rritje që nuk e njohin aeroportet e tjera. Viti 2023 ka sërish rritje me 18%. Shumë shpejt mund të kapim një rritje që e mendonim për 2030. 10 milion pasagjerë kalojnë nga Rinasi. Rinasi është aeroporti më i madh për 6 vendet e Ballkanit Perëndimit”- tha ai.

Previous article“Nëse dikush paska plan ta vrasë Veliajn politikisht, pse s’ka ai të drejtë të flasë për “vrasës me pagesë”?
Next articleNgec në ‘sitë’, KPA merr vendimin për prokurorin e njohur