Home Aktualitet EKSKLUZIVE/ Nuk zgjati një vit, Zamir Mane shet televizionin SCAN , misteri...

EKSKLUZIVE/ Nuk zgjati një vit, Zamir Mane shet televizionin SCAN , misteri i veprimeve të shpejta

Nuk ka zgjatur as një vit aventura televizive, pasi Zamir Mane ka vendosur të shesë televizionin SCAN sipas burimeve të Gazeta Jonë

Pronësia e grupit Balfin mbi televizionin me profil ekonomik TV Scan ka zgjatur shumë pak. Kjo, pasi biznesmeni shqiptar Zamir Mane ka vendosur rishitjen e tij pasi e bleu pak më shumë se një vit më parë.

Burime të Gazeta Jonë nga brenda televizionit bëjnë me dije se Mane është marrë vesh më një tjetër biznesmen për shitjen e televizionit, gjë e cila deri më tani nuk është bërë ende publike për opinionin e gjerë.

Gjatë ditëve të fuditnë TV Scan janë bërë largime të mëdha nga puna të stafit të ri për arsye ende të pakuptueshme, në një kohë që u punësuan vetëm disa muaj më parë.

Megjithatë, duket se këto largime kanë të bëjnë pikërisht me shitjen e televizionit tek një tjetër investitor, teksa me gjasë Mane ka qenë më shumë i interesuar për truallin ku ndodhej televizioni se sa logoja, stafi apo teknika. Kjo, pasi siç bëjnë me dije burimet, kësaj radhe është shitur vetëm licenca, brandi dhe teknika modeste që ka ky TV, jo trualli dhe ndërtesa.

Previous articleNë 18 mars, takohet me Vuçiç-in në Ohër, Kurti: Shpresoj që Serbia të mos refuzojë përmbajtjen e marrëveshjes bazë
Next articleE kisha një peng- Meditim nga Abdurrahim Ashiku