Home Intervista Ekskluzive/ Lulzim Basha flet për ‘bulevard’: Ja e vërteta e takimit tim...

Ekskluzive/ Lulzim Basha flet për ‘bulevard’: Ja e vërteta e takimit tim në degën e PD në Durrës dhe e dorëheqjes së Ferdinand Xhaferrajt

 

 

 

Prej më shumë se dy muajsh, përplasja e Sali Berishës nëpërmjet foltores së tij dhe kreut të PD Lulzim Basha është kthyer në një betejë që jo vetëm ka marrë vëmendje, por ka futur edhe në një dilemë të madhe demokratët, të cilët për herë të pare, po shohin një lider historik ndryshe, me një mal me akuza dhe kreun e PD të zgjedhur edhe me dëshirën e liderit historik duke e akuzuar me shumë akuza që në një shtet ligjor për denoncuesin apo për gënjyesin duhet të nisë një hetim. Botuesi i gazetës bulevard dhe portalit bulevard news ka qenë në zyrën e Lulzim Bashës për t’i marrë atij një informacion jo vetëm me këta që po ndodhin, po edhe me të rejat e fundit nga Durrësi, ku Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen dhe në vend të tij kompetencat i delegohen një tjetër emri . Në fakt kanë qenë dy lëvizje që kanë krijuar edhe reaksion në Durrës dhe jo shumë për largimin e Xhaferraj që këtë radhë e ka bazuar në statut, po që nuk e ka për herë të parë edhe pa statut, po edhe për emrin që është përfolur se ka marrë kompetencat dhe që është z. Luan Hoti.

Edhe pse ka qenë një takim intervistë prej 20 minutash ajo që ka rënë në sy që në kontaktin e parë ka qenë fakti që Lulzim Basha ka krijuar qetësinë në selinë e PD po më shumë me veten e tij, ku duket i bindur se ka të bëjë me “dy brinjë” që ende po mundohen ti shërbejnë Edi Ramës dhe këtu ai ka përmendur trekëndëshin e Bermundës, ku sipas tij, brinja që po thyhet më shpejtë është kryeministri i vendit. Basha ndryshe nga natyra e tij për të dhënë përgjigje të gjata duket se është treguar ndryshe në këtë intervistë, ku ka qenë i prerë dhe mjaft i bindur se PD nga e gjithë kjo situatë e kurdisur nga një njeri që po keqpërdor demokratët për të vetmin hall që ka PD, kjo do të dalë më e fortë pas 18 dhjetorit. “Ju jap garanci shqiptarëve dhe sidomos demokratëve se kjo qeveri është në ikje. Dy brinjët e Bermundës po e mbajnë në pushtet” ka thënë ai për botuesin e Bulevard duke lënë të kuptohet qartë se Meta dhe Berisha po i shërbejnë Ramës.

 

Zoti Basha ka pasur dy ngjarje të shpejta në Durrës. Ka qenë një vizitë e juaja që është përfolur se nuk ju priti kryesia dhe madje është përfolur se Xhaferraj nuk di të mbledh njerëz dhe as kryesinë. Si qëndron e vërteta”

Zoti Artur unë jam njohur nga portalet me këtë që thoni ju. Është në vazhdën e atyre që kanë hedhur thesin e akuzave dhe mashtrimëve dhe që në fakt nuk kanë takat ta mbajnë. Nuk kam pasur asnjë axhendë për mbledhje kryesie. Ka qenë një takim që e kam bërë në selinë e Degës me disa njerëz e më pas edhe në kafe që kishte të bënte me 26 nëntorin, date e asaj katastrofe që tronditi një pjesë të mirë të vendit. Jam njohur nga ata njerëz që kam takuar për masat që janë marrë, për abuzimet që vazhdojnë, për zullumet e qeverisë dhe aq më shumë për fatin e keq të atyre që jetojnë ende në kushte të vështira. Nuk ka pasur asnjë njoftim. Kam takuar ata që kam gjetur dhe më vjen mirë që në selinë e PD gjen gjithmonë njerëz. Kjo është e vërteta dhe vetëm e vërteta. As për verifikim firmash nuk kam shkuar as për të pyetur se çfarë po ndodh me degën pasi atë e di si drita e diellit. Me 18 PD edhe në Durrës do të dalë më e fuqishme. E turpshme që portale apo njerëz që kanë dashur ta mjelin dhe e kanë bërë për shumë vite PD tashmë ndodhen në këto pozicione. Nuk kam pasur mbledhje me kryesinë…

 

Zoti Basha mesa jam në dijeni ju keni një kerkesë ose më saktë ka shumë antarë kryesie që ju kërkojnë ta zhvilloni një mbledhje, pra me kryesinë e Durrësit.

Kryesia e Durrësit kur është pyetur e ka dhënë shumicën e saj madje absolute. Po kjo që thoni ju është e vërtetë se kam pasur kërkesa nga njerëz që e duan PD ndryshe nga Foltorja, por unë nuk do të bie kurrë në batakun e tyre. Me 19 dhjetor gjërat do të jenë më ndryshe edhe për kryesinë dhe demokratët e Durrësit po edhe për gjithë shqiptarët. Nuk është në natyrën time ti keqpërdor demokratët për interesa personale. Koha do tregoj se kush pati të drejtë.

 

Zoti Basha ka ndodhur edhe një lëvizje që në fakt ka qenë edhe befasi po ka lënë edhe një shije jo të këndëshme. Ferdinand Xhaferraj ka dhënë dorëhqje bazur në statut gjë e cila është konfirmuar edhe nga qendra e PD. Vendin e tij e ka marrë Luan Hoti, sekretari aktual i degës. A është emëruar përsëri sekretari i degës si kryetar që do të ishte hera e tretrë apo thjeshtë ju keni deleguar kompetencat te sekterati deri në zgjedhjet që do të bëhen?

Faleminderit për pyetjen pasi kam pasur kontakte sot me shumë demokratë nga Durrësi që ma kanë bërë këtë pyetje. Atëherë më duhet të sqaroj se: PD me vendim nr 148 prot datë 26.11.2021 mbështetur në nenin 12, 36, 42 dhe 45 të Statutit të PD (vendim qarkullues) konstatoi se Z. Ferdinand Xhaferraj është zgjedhur deputet i PD në zgjedhjet e datës 25 prillë 2021. Cecanërisht me nenin 12 , pika 4 ku thuhet se kur kryetari i ose sekretari i degës pranon të jetë në rrethin e kandidaturave për deputet atij i përfundon automatikisht mandate si kryetar i PD ose sekretar. Xhaferraj duke e njohur këtë situatë ka paraqitur dorëheqjen dhe ka qenë kryesia e PD që ka vendosur ta pranojë këtë kërkesë për të zbatuar statutin dhe për tu kthyer te ajo që ju thoni ka vendosur të delegojë kompetencat te zoti Luan Hoti, i cili do të ushtrojë gjatë kësaj periudhe edhe përgjegjësitë e kryetarit të degës. Pra për ta sqaruar një herë e mirë. Nuk kemi të bëjmë më nje kryetar të emëruar po me komptenca të deleguara deri në zgjedhje dhe këtë e kemi bërë pasi disa konsultimëve pasi në Durrës dega ka pesë kryetarë dhe për të mos krijuar paragjykime ja deleguam ata sekretarit. Kjo është e gjitha dhe nuk kemi të bëjmë me rastin e Fierit me emërim apo komandim po kemi të bëjmë me atë që na ndodhi edhe në Korcë me delegim kompetencash deri në zgjedhje. Kjo është e gjitha edhe për të sqaruar ata demokratë që më kanë telefonuar.

 

Le të kthehemi te situate që ndodhet PD. Cfarë do të ndodhë me 11 dhe cfarë me 18?

Askush nuk i ndalon demokratët të takojnë liderin e tyre me dhe pa firma. Askush nuk e ndalon PD të jetë partia që po vjen në pushtet pas datës 18 dhjetor. Më vjen keq që gjërat shkuan këtu po cdo ditë që e mendoj se he bëj analizën me mijëra demokratë e shoh që nga ky proçes PD do të dalë më e fortë. Nuk mund ti keqpërdorësh demokratët edhe me akuza banale, të pavërteta dhe të pavërteta dhe unë do të përballem me të gjitha ata edhe pse janë gënjeshtra. Kam detyrën që këtë qeveri ta rrëzoj. Tani më shumë se kurrë se në mbrojtje të atij që ka marrë peng vetdin janë dy brinjë , dy “fërkaçe” druri që kërkojnë ta mbajnë. Nuk ka demokrat ta besoj Sali Berishën për akuzat ndaj meje. Nuk ka dhe ai e di vetë këtë. Më vjen keq që njeriun që e përkraha aq shumë e dëgjova aq shumë dhe mora kosto tani më është vërsulur me akuza të gënjeshtra. Demokratët e duan SHBA si modeli i demokracisë dhe unë prita që ai të jepte dorëheqje nga mandati gjë që ja kishin kërkuar amerikanët. Po atyre qindra e mijëra demokratëve dhe votuesve të PD unë nuk mund t’i server të vetmen fakt që është i vërtetë “non grata”. Nga një anë mendoj se më mirë që ndodhi kështu. Tani, pas datës 18 dhjetor ne do të kemi më shumë guxim, më shumë fakte , më shumë shpresë për t’a parë njeri tjetrin në sy dhe për t’i thënë të vërtetën.