Home Ekonomia Ekonomisti zbulon sa naftë mund të nxirret nga Shpiragu dhe tregon arsyen...

Ekonomisti zbulon sa naftë mund të nxirret nga Shpiragu dhe tregon arsyen pse po heziton Shell

Temë e diskutimit në emisionin “Review”, ishte zbulimi i rezervës së madhe të naftës në malin e Shpiragut.

I ftuar në panel ekonomisti Pano Soko tha se kompania Shell që po bën kërkimet është ende në fazë vlerësimi nëse ja vlen ndërtimi i puseve të naftës për shkak të kostove të larta. Sipas tij kapaciteti i Shpiragut është i njëjtë me Patos-Marinzën, me një sasi prej 1.2 milionë tonë në vit.

Shkak sipas tij është thellësia tepër e madhe e vendburimit të naftës, prej 6 mijë metra e cila e bën të diskutueshme nëse Shell do të futet në prodhim apo jo.

“Do shpohen 15 puse në fazë vlerësimi. Ka 10 vjet në fazë vlerësimi. Do të duhej ta kishte mbaruar për 3 vjet sa e kishte në kontratë. Nafta është si çdo biznes tjetër sa lekë shpenzon ta nxjerrësh dhe sa fiton nga shitja. Shelli është duke e matur mirë punën te Shpiragu. Ne kemi të bëjmë me një vendburim që kapacitetin e ka sa Patos Marinza. Deri në 2016 ishte vlerësuar se do të kishte një kapacitet nxjerrës 1 milion dhe 1 milion e 200 mijë tonë në vit. Petromanasi bëri zbulimin dhe më pas u fut në fazë vlerësimi. Shelli nuk e ka marrë vendimin, se mund të thoshte jo, nuk e dua se s’më leverdis dhe të tërhiqej siç u tërhoq OXY. Problemi që ka Shelli është që pusi është në 6 mijë metra. Problemi që ka Shelli është se puset e naftës shkojnë 50 milionë euro dhe më shumë. Ky është problem që ka shelli sot. Kostot janë të larta dhe këtë problem e kanë shtruar në çdo mbledhje me përfaqësuesit e ministrisë së Ekonomisë. As Shelli nuk e di se çfarë do bëjë dhe ndaj ne duhet ta lëmë të merret një vendim dhe mos të hedhim tymnaja”, tha Soko.

Previous articleNë BE brenda 2030-ës? Ja kur ndryshon Kushtetuta, zgjedhjet europarlamentare edhe në Shqipëri
Next articleNdezi zjarr për të djegur mbeturina, por dogji sipërfaqe toke, arrestohet një person në Rrogozhinë