Home Ekonomia Ekonomia/ Ministrja Denaj bën rezymenë e dy mandateve: Rritëm të ardhurat me...

Ekonomia/ Ministrja Denaj bën rezymenë e dy mandateve: Rritëm të ardhurat me 50%, ndryshe nga PD që e la arkën më bosh se e gjeti

Ministrja Denaj e ka nisur fjalën e saj sot në prezantimin e planit ekonomik duke rikujtuar situatën ekonomike të vendit në vitin 2013 kur PS erdhi në pushtet. Denaj foli për informalitetin dhe borxhin që PS gjeti kur erdhi në pushtet.

“Ekonomia shqiptare ka vuajtur nga një sëmundje, virus i fshehtë që quhet ekonomia informale dhe që çdo ditë dëmton konkurencën e ndershme, rritjen e punësimit. Ndonjëherë harrojmë të shkuarën e ndërkohë që kemi marrë kthesën e duhur harrojmë çfarë kemi lënë pas. Në vitin 2013 ekonomia ishte në prag të kolapsit, në lëngim nga mungesa e vullnetit politik. Në vitin 2013 gjetëm një borxh ndaj biznesit të fshehur por jo të heshtur. Gjetëm një borxh që e kishte shndërruar biznesin në peng të qeverisë shqiptare me fatura që nuk paguheshin, e punë publike të  papaguara. Në vitin 2013 informaliteti ishte ulur këmbëkryq kudo në çdo qytet dhe në pjesën më të madhe  të bizneseve. Në vitin 2013 procedurat doganore ishin një plagë e madhe operacionale dhe kërkonin ndryshim dhe trajtim.

Denaj ka folur për uljen e informalitetit dhe të ardhurat e rritura me 50% dhe e quan këtë ndryshim nga PD, e cila la në arkën e shtetit më pak të ardhura se gjeti.

Po si e bëmë vitin 2013 pikënisjen e reformave?  Së pari u përballëm me kulturën e pandëshkueshmërisë për të formalizuar ekonominë, më tej ndërmorëm disa fushata të  formalizimit. Administrata tatimori ndoqi dhe dnjek ende edhe sot, ndërgjegjësimin si një kritër bazë për të rritur vetëdeklarimin. Nisëm përpjekjet e para për të digjitalizuar shërbimin tatimor duke minimizuar kontaktet inspektor- biznes. Nëse flasim me shifra të ardhurat tatimore u rritën me 50%, e thënë më thjesht 1 miliard dollar në fund të vitit 2020. Një ndryshim radikal me qeverisjen e PD që çuan në arkën e shtetit më pak të ardhura tatimore se sa i gjetën. Kur PS lançoi për herë të parë taksimin e drejtë ku ata që fitojnë më shumë taksohen më shumë nuk u mendua se për 97% e të punësuarëve do të ulej barra fiskale. Kemi kaluar nga 10% për tatim-fitimin në 0%. E bëmë këtë në një vit të vështirë, ndërkohë që luftonim me pandeminë, por jemi në mbështetje të biznesit të vogël.”

SOURCEBulevard News
Previous articleNjë pilulë robot për ata që kanë frikë nga injeksionet dhe gjilpërat!
Next articleRama tregon sa do të rritet paga minimale dhe si do të ndryshojnë të ardhurat e mësuesve e mjekëve