Home Top Lajmet Ekipi durrsak i Rilindjes në Ishëm: Programi i Rilindjes do të rimëkëmbë...

Ekipi durrsak i Rilindjes në Ishëm: Programi i Rilindjes do të rimëkëmbë Ishmin dhe të gjithë vendin

rama ishemEkipi fitues i Rilindjes durrsake ka takuar banorët e zonës së Ishmit që i kanë dhënë një mbështetje të fuqishme PS dhe programit të Rilindjes. Në fjalën e tij kreu i komunës së Ishmit Sulejman Ibrahimi ka lëshuar kritika të forta ndaj qeverisë e cila është bërë pengesë kryesore për zhvillimin e një zone turistike si Ishmi. Sipas Ibrahimit qeveria e ka dënuar Ishmin duke i prerë fondet por megjithatë administrat që ai drejton ka arritur të punojë në të mirë të banorëve të zonës. Më tej Ibrahimi deklaroi se qeveria me Edi Ramën kryeministër do ta zhbllokojë situatën e rëndë e krijuar nga kjo qeveri e dështuar dhe do të rilindë jo vetëm Ishmin por të gjithë vendin. Në fjlaën e tij kandidati socialist për deputet njëkohësisht kreu i PS për rrethin e Durrësit Gentian Bejko u shpreh se ka besimin e plotë se e gjithë zona e Ishmit do ta votojë masivisht PS pasi vetëm me votën për PS do të ndryshojë i gjithë vendi dhe do të hiqet më në fund bllokimi i investimeve për Ishmin që ka bërë qeveria e Saliut e cila penalizon rëndë banorët në të gjitha bashkitë dhe komunat socialiste. Deputetja Klodiana Spahiu deklaroi se për faj të kësaj qeverie të dështuar varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e një vendi kaq të bukur si Ishmi me resurse turistike të pafundme ndaj shtoi Spahiu të gjithë bashkë të votojmë në 23 qershor për të ardhmen e Ishmit dhe të gjithë vendit dhe për tu shkëputur njëherë e mirë nga kjo qeveri që ka rrënuar shqiptarët. Një tjetër pjesëtar i skuadrës së Rilindjes Ilir Beqja u shpreh se të votosh për PS, për programin e rilindjes dhe për Edi Ramën kryeministër do të thotë që e gjithë kjo zonë të rimëkëmbet dhe se brenda mandatit të parë të qeverisë socialiste realiteti i Ishmit do të ndryshohet rrënjësisht. Në fjalën e tij përshëndetëse deputeti Blendi Klosi deklaroi se qeveria e ka harruar Ishmin dhe investimet për turizmin në këtë zonë ndaj theksoi Klosi qeveria me kryeministër Edi Ramën do të realizojë në këtë zonë investime të rëndësishme duke rregulluar të gjithë sistemin e kanalizimeve, duke shtruar brenda dy viteve të para të mandatit rrugën Lalëz-Bizë-Draç dhe duke investuar në sektorin e turizmit sipas detajeve të programit të Rilindjes.

Previous articleFushë Krujë, entuziazmi i madh që sjell energjia e fitores në 23 Qershor
Next articleKlodiana Spahiu bashkëbisedim me gratë e Porto Romanos dhe takim derë me derë me banorë të lagjes 18