Home Sport Ekipe të rralla dhe emra të çuditshëm të skuadrave shqiptare

Ekipe të rralla dhe emra të çuditshëm të skuadrave shqiptare

foto 2LUFTËTARI I SHKOLLËS SË BASHKUAR
Skuadra e Shkollës së Bashkuara të Oficerëve “Enver Hoxha” ka marrë pjesë në katër kampionate: 1952, 1953, 1954 dhe 1955, si dhe ka qenë gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë, në vitin 1952 dhe 1954. Në kampionatin e fundit ku mori pjesë, pra atë të vitit 1955, zuri vendin e 8-të në një edicion me 16 skuadra. Në atë sezon bënin pjesë edhe Dinamo e Shkodrës, Dinamo e Durrësit, Kombinati Tekstileve “Stalin”, Spartaku i Tiranës, ekipe këto që tani nuk ekzistojnë më.

DINAMO E DURRËSIT
Ka qenë një ide e çmendur e udhëheqjes politike, sigurisht për t’i bërë qejfin aleatit sovjetik, që në kampionatin e vitit 1953, pesë nga dhjetë ekipet quheshin Puna: Puna e Durrësit, Puna e Tiranës, Puna e Durrësit, Puna e Vlorës dhe Puna e Shkodrës. Si të mos mjaftonte një Dinamo në Tiranë, u themelua edhe një Dinamo në Durrës, por që pati vetëm tri kampionate jetë në Kategorinë e Parë (tani Kategoria Superiore), pikërisht në sezonin 1953, 1954 dhe 1955 (60 ndeshje në total, 18 prej tyre fitore).

SPARTAKU I TIRANËS
Ne tani jemi mësuar me emrat e Tiranës, Partizanit, Dinamos, apo Kamzës dhe Olimpikut (ekip i Kategorisë së Dytë), por në kryeqytet ka qenë edhe Spartaku i Tiranës, ky i fundit ka marrë pjesë në tre kampionate: 1954, 1955 dhe 1957, dhe nuk është dukur më në skenën futbollistike të kryeqytetit – i shtypur nga tri të mëdhatë – por ne në arenën kombëtare, në ndonjë kategori inferiore. Në kampionatin e vitit 1955, qyteti i Tiranës paraqitej me gjashtë ekipe: Dinamo, Partizani, Puna (Tirana), Kombinati Stalin, Spartaku dhe Luftëtari i Shkollës së Bashkuar. Me emrin “Spartak” ka luajtur edhe Pogradeci dhe ka pasur një Spartak edhe në Shkodër (ka marrë pjesë në dy sezone:1

DINAMO E SHKODRËS
Si klub u themelua në vitin 1952, por vetëm një sezon luajti në Kategorinë e Parë, pikërisht atë të vitit 1955, dhe që çuditërisht u rendit më mirë se Puna apo Vllaznia. Dinamo e Shkodrës u rendit në vendin e 4-të (33 pikë në 30 ndeshje), ndërsa Vllaznia, në të pestin (32 pikë në 30 ndeshje). Më pas, ajo nuk figuron më në historinë e futbollit shqiptar.

DINAMO E VLORËS
Përveç Flamurtarit të Vlorës – apo dikur edhe me emrin Jeronim De Rada, Ismail Qemali dhe Puna, – qyteti i Vlorës ka pasur edhe një ekipi me emrin Dinamo, që ishte në modë në vitet 1950. Dinamo e Vlorës ka marrë pjesë vetëm një sezon në Kategorinë Superiore, në vitin 1952, ku doli nënkampione e grupit C, ndërsa në raundin final, ajo zuri vendin e fundit.

YLLI I SHKODRËS
Skuadra ishte e përbërë nga ushtarakë dhe ishe krijuar në mesin e viteve 1940. Mori pjesë vetëm në një kampionat, në atë të vitit 1945, në grupin A (Vllaznia merrte pjesë në grupin B). Në atë kampionat, Ylli i Shkodrës zuri vendin e dytë pas Tiranës. Më pas u shkri si ekip.

TEKSTILISTI “STALIN”
Skuadra e Kombinatit të Veshjeve “Stalin” u themelua në vitin 1967, në vitin 1968 doli kampione e Katgorisë së Parë, dhe në sezonin 1969-1970 mori pjesë për herë të parë dhe të fundit në Kategorinë Superiore. Zuri vendin e 13-të (14 pikë) në një kampionat me 14 skuadra, duke lënë pas Naftëtarin e Kuçovës.

ALBPETROLI
Skuadra nga Patosi “dergjet” prej vitesh në Kategoritë inferiore, aktualisht është pjesë e Kategorisë së Dytë (grupi B). Skuadra patosarake gjatë historisë së saj (është themeluar në vitin 1947) është njohur edhe me emrin KS Punëtori (1947-49 dhe 1958-92), Patosi dhe Puna Patos. Shtatë pjesëmarrje në Kategorinë Superiore numëron Albpetroli 1974-1975 (zuri vendin e fundit) dhe nga 1992-1998. Interesant është fakti se, Albeptroli ka arritur deri në finalen e një Kupe të Shqipërisë, në sezonin 1992-1993, ku humbi në finale 1-0 me Partizanin. Albpetroli ka marrë pjesë gjithashtu edhe në Kupën e Kupave në sezonin 1993-1994, duke u skualifikuar nga Balzer i Lihtenshtejnit me rezultatin e përgjithshëm 1-3 (0-0, 1-3).

EGNATIA E RROGOZHINËS
Egantia është prej disa sezonesh pjesë e Kategorisë së Dytë, por në sezonin 2004-2005 ajo ka qenë pjesë Kategorisë Superiore, ku zuri vendin e parafundit në një edicion me dhjetë skuadra dhe 36 ndeshje (28 pikë), e duke lënë pas Laçin (grumbulloi vetëm 2 pikë). Formula e atij sezoni nxirrte dy ekipe nga kategoria dhe Egantia ishte njëra prej tyre.

ERZENI I SHIJAKUT
Erzeni është themeluar në vitin 1931 dhe ka mbajtur disa emra deri në ditët tona: Erzeni (1931-1946), 8 Nëntori, Shijaku, Puna Shijak dhe tani Erzeni. Klubi e kishte marrë emrin “8 Nëntori”, datë e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare, 8 nëntor 1941. Erzeni ka marrë pjesë në kampionatin e vitit 1946, 1948, 1949, 1965-1966, 2001-2002 dhe i fundit, në 2002-2003. Erzeni është drejtuar edhe nga një trajner italian, Ticiano Gori. Aktualisht tani është pjesë e Kategorisë së Dytë (grupi A).

SHKËNDIJA E TIRANËS
Shkëndija e Tiranës, apo më mirë e Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, ka qenë një nga ekipet më simpatike që kanë marrë pjesë në Kategorinë Superiore, madje ka qenë e pranishme në 10 sezone: i pari, në sezonin 1971-1972, dhe, i fundit në 1985-1986. Me këtë formacion kanë luajtur disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Renditjen më të mirë e ka pasur në sezonin 1973-1974, vendi i gjashtë. Tani nuk ekziston më. Ekipet e saj përfaqësohen në nivelet e kampionateve të moshave.

GRAMOZI I ERSEKËS
Janë disa ekipe që kanë marrë pjesë vetëm një herë në Kategorinë Superiore, të tilla si Gramozi i Ersekës, “24 Maji” i Përmetit, apo Selenica. Gramozi i Ersekës (aktualisht në Kategorinë e Parë, është në plejof me Naftëtarin për të mbijetuar në këtë kategori), ka marrë pjesë për herë të parë dhe të vetme në Kategorinë Superiore në sezonin 2009-2010, ku zuri vendin e fundit me 26 pikë pas 33 ndeshjesh. Gramozi i Ersekës do të mbahet mend për miqësoren me rekordmenët e Spanjës, Realin e Madridit, me yje si Kristiano Ronaldo dhe Kaka, por me incidentin e ikjes së dritave për 90 minuta në “Qemal Stafa”.

“31 KORRIKU” I BURRELIT
Burreli, apo “31 Korriku” i dikurshëm, ka marrë pjesë në katër kampionate të Kategorisë Superiore, pikërisht ne sezonet: 1981/82 (vendi i parafundit), 1983/84 (vendi i fundit), 1987/88 (vendi i fundit) dhe 1998/99 (vendi i fundit), pa mundur të rezistojë në asnjërin prej tyre

“24 MAJI” I PËRMETIT
Skuadra e Përmetit – e themeluar në vitin 1923 – me emrin “Leka i Madh”, por që gjatë viteve të komunizmit quhej “24 Maji”, për nder të Kongresit të Përmetit, që sanksionoi pushtetin komunist. “24 Maji” ka marr pjesë vetëm një sezon në Kategorinë Superiore, pikërisht në sezonin 1981-1982, së bashku edhe me 31 korrikun e Burrelit. “24 Maji” zuri vendin e fundit, në një kampiont me 14 skuadra, duke grumbulluar 13 pikë (4 fitore, 5 barazime dhe 17 humbje). Aktualisht, Përmeti ndodhet në Kategorinë e Dytë (grupi B).

SELENICA E VLORËS

Ndoshta tani mund të duket e pabesueshme, pasi ekipi nuk ekziston më, por në sezonin 1991-1992, Selenica e Vlorës luante në Kategorinë Superiore, përkrah emra të tillë si Tirana, Partizani, Dinamo, Vllaznia, apo dhe Flamurtarit të Vlorës. Selenica u prezantua në atë kampionat me emrin “21 shkurti”. Selenica zuri vendin e parafundit nga 16 skuadra, duke grumbulluar 27 pikë, dhe duke lënë pas Skënderbeun e Korçës (17 pikë).

SOPOTI I LIBRAZHDIT
Sopoti i Librazhdit, apo dikur Puna apo dhe Albania Tabak (kur ajo financohej nga kompania ‘VEVE’, që kishte në fabrikën të saj cigaresh në Librazhd), ka marrë pjesë pesë herë në Kategorinë Superiore: 1992/93, 1993/94, 1995/96, 1996/97 dhe për herë të fundit në edicionin 1997/98, ku në këtë të fundit zuri vendin e 17-të, një kampionat me 18 skuadra dhe ku dolën nga kategoria tre ekipe.

Kampionatet e ekipeve Puna
Në kampionatin e vitit 1951, nga 14 skuadra që merrnin pjesë, 11 prej tyre quheshin “Puna’, përfshirë dhe Puna e Gjirokastrës, Puna e Kuçovës (ish-Qyteti Stalin), Puna e Fierit, Puna e Tiranës, Puna e Vlorës, Puna e Korçës, Puna e të