Home LifeStyle Einxhel Shkira dhe DJ Dagz konfirmojnë shtatzëninë

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz konfirmojnë shtatzëninë

Po! Tashmë s’ka më asnjë dyshim, Einxhel është shtatzënë! Lajmi është konfirmuar nga vetë moderatorja përmes një video të postuar në Instagram në krahët e partnerit të saj DJ Dagz.

Pasi iroznizoi për ditë me radhë mediat që raportuan se ajo është në pritje të ëmbël, Einxhel sot ka dalë në video me barkun e rrumbullakosur, ndërsa shkruan se mezi presin që ta marrin foshnjën në krah

“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është me i bukur se do ëndërr në jetë.….Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajse dhe ti po qëndron mbi re… Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di që është momenti tët bekoj me dhuratën me hyjnore…Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje Jete…..dhe ne mezi po presim tët prekim duart e tua te vogla…”, shkruan Einxhel.

Më herët janë publikuar edhe foto të moderatores me barkun e rrumbullakosur, por ajo nuk e pranoi. Mesa duket Einxhel ka vendosur sot ta bëjë publike. Einxhel u njoh me Dj Dagz në shtëpinë e Big Brother Vip dhe e vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga shtëpia, të cilët tashmë janë në pritjen e ëmbël.