Në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, Egnatia fitoi 4-1 me Kastriotin për javën e 24-t në Superligë. Vendasit e Tetovës kanë bërë detyrën dhe kanë zhytur krutanët në fundin e klasifikimit. Ndeshja ka qenë e luftuar, me Dwamena në minutën e 13 dhe 33 që ka shënuar dopietë. Më herët Greca në të 28 minutë Greca barazoi përkohësisht. Në pjesën e dytë Kasa shënoi për 3-1 në minutën e 63, ndërsa ndeshja u vulos nga Laurentino në fundin e ndeshjes (90+2). Egnatia me 37 pikë merr vendin e dytë përkohësisht, teksa Kastrioti me 23 pikë qëndron në fund.