Home Bota Egjipti pezullon fluturimet nga Irani

Egjipti pezullon fluturimet nga Irani

largea_fluturime1365504181Egjipti ka pezulluar fluturimet komerciale nga Irani, vetëm disa ditë pasi fluturimet e tilla kanë rinisur për herë të parë pas 34 vjetësh.

“Janë zhvlluar bisedime dhe jemi marrë vesh që të shtyjmë arritjen e vizitorëve iranianë deri në mes të qershorit”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Turizmit në Egjipt, Rasha Azaizi.

Egjipti dhe Irani kanë shkëputur lidhjet pas Revolucionit Islamik të Iranit më 1979.

Në muajin shkurt, presidenti Mahmud Ahmadinejad është bërë kreu i parë shtetëror i Iranit që viziton Egjiptin në më shumë se tre dekada.

Në hapin tjetër drejt normalizimit të marrëdhënieve, një aeroplan me 50 turistë iranianë në bord është nisur nga Teherani për në Kajro më 30 mars.

Por, islamikët sunitë kanë protestuar në kryeqytetin egjiptian të premten, duke hedhur gurë në shtëpinë e të dërguarit iranian.

Islamikët thonë se arritja e turistëve iranianë mund të rezultojë me përhapjen e Islamit shiit në Egjipt.

Previous articleChristina Aguilera,shfaqet sërisht nëpër koncerte
Next articleRashiti: Tani do të fillojë presioni për Ahtisari plus