Home Sport Egbo: Tirana synon grupet e Championsit!

Egbo: Tirana synon grupet e Championsit!

Entuziazmi për kualifikimin ndaj Dinamos së Tbilisit ka arritur kulmin te Tirana, aq sa edhe trajneri Emanuel Egbo ka nisur ta “tepërojë” disi me deklaratat e tij. Me suksesin ndaj skuadrës gjeorgjane afrikani vendosi një rekord të ri, sepse pasi u bë trajneri i parë afrikan që fiton një ndeshje në Champions League, ashtu siç u bë trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Europë pak javë më parë.

Edhe pse kundërshtari i Tiranës në turin e dytë kualifikues të Championsit është Crvena Zvezda, Egbo nuk u trembet serbëve madje në një intervistë për ESPN ka shkuar edhe më tej duke theksuar se Tirana do të synojë grupet e Championsit në këtë sezon.

“Objektivi ynë është të arrijmë në fazën e grupeve të Champions-it, dhe prej andej, ne do të vendosim një objektiv tjetër për veten tonë. Asnjë skuadër shqiptar nuk ka arritur ta bëjë këtë gjë. Kështu që ne shpresojmë që të futemi në fazën e grupeve. Kjo do të ishte arritje e madhe për një ekip shqiptar”, u shpreh Egbo.

SOURCEBulevard News
Previous articleFrancë 1944/ Deklarata e Baba Fajës në revistën ‘Parade’: Jam këtu si një patriot shqiptar
Next article