Deputeti i PD, Edmond Spaho shprehet se opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj politik, duke nisur mosbindjen civile. Ai tha se nuk e largojnë dot Ramën me votë.
Rruga është të rezistojmë, në të gjithë Shqipërinë të dalim të bllokojmë rrugët, të pamundësojmë qeverisjen, t’i bëjmë thirrje qytetarëve të mos paguajnë taksat.
Unë jam për të radikalizuar qëndrimin, jo kaq thjeshtë me Edi Ramën. Kur themi nuk lejon zgjedhje të lira dhe të ndershme duhet të nënkuptojmë që ky vjedh, kjo është dhunë, dhe duhet t’i përgjigjesh me mjetet që meriton. Protesta e datës 3 mars nuk ka të bëjë me gjyqin. Problemi nuk është për shkak të gjykatave, por për shkak të Edi Ramës. Midis gjithë këtyre hallkave duhet të përqendrohesh te kryesorja.
Mundësitë tona nuk janë të pakufizuara. Këtu kemi një realitet që reagon me shumë vështirësi ndaj padrejtësive. Nuk shquhemi për reagim. Fokusin e kemi te Edi Rama, protestën do ta bëjmë te Kryeministria”, deklaroi ai.