Home Slideri Edison Konomi kreu degës së doganës në Durrës

Edison Konomi kreu degës së doganës në Durrës

edi konEdison Konomi do të jetë emri që do të marrë përsipër t’i shpallë luftë të hapur kontrabandës dhe evazionit fiskal në portin më të madh të vendit. Konomit i është besuar një mandat i tillë për të drejtuar degën e doganës pasi ai gjatë gjithë këtyre viteve është përballur me denoncimet e njëpasnjëshme lidhur me statistikat e fryra të të ardhurave, realizimin e detyrimeve të degës së doganës si dhe me denoncimin e monopoleve. Edison Konomi vjen në krye të degës së doganës në Durrës pas një përvoje të gjatë profesionale dhe politike. Burime nga brenda PS së Durrësit janë shprehur se përzgjedhja e tij është bërë mbështetur në disa kritere të forta dhe strikte, të cilat kandidati për kreun e degës së doganës në Durrës i ka fituar një nga një. Lajmi ende nuk është deklaruar zyrtarisht në një kohë që burimet për gazetën e konfirmojnë si të përfunduar këtë deklarim.  Nuk janë vetëm pohime nga PS e Durrësit, por edhe ajo në qendër që e kanë pranuar dhënien fund të emrit të ri që do të drejtojë degën e doganës. Vendi i kreut të degës së doganës pritej të kishte në krye të vet një emër që vinte nga PS nisur nga lufta e shpallur e kryeminsitrit Edi Rama ndaj krimit ekonomik e financiarë, korrupsionit dhe evazionit fiskal. Konomi ka shërbyer si drejtori në Banka italiane di Svilupo, e njohur si BIS Bankë. Ndërkohë edhe në politikë ka mbajtur jo pak peshë sidomos në kohën që mori përsipër për të drejtuar PS e Durrësit. Konomi mori drejtimin politik në kohën që Gazmir Bizhga dha dorëheqjen dhe kjo periudhë relativisht e gjatë politike e bëri të njohur emrin e tij.  Konomi do të zevendësojë pararendësin e tij Jaçe Hysolli në një kohë që shifrat e doganës janë aspak premtuese. Dega e doganës në Durrës është kontribuesja më e madhe e të ardhurave që shkojnë në buxhetin e shtetit shqiptar, ndaj dhe përzgjedhja e emrit të Konomit ka kaluar në disa hallka për të arritur deri në krye të kandidatëve rivalë për këtë vend. Evazioni fiskal është një nga plagët më të mëdha me të cilat po ndeshet ekonomia ndaj stafit të degës së doganës së Durrësit do i duhet jo vetëm profesionalizëm, por edhe guxim për t’u ndeshur me elementë që tentojnë të abuzojnë. Konomi ka pohuar se do të punojë për të fshirë nga mendja dhe praktika për ta parë degën e doganës si vendi ku mbushen xhepat e klaneve dhe njerëzve të lidhur me politikën apo me pushtetin. Ende pa hyrë në zyrën e kreut të doganës në Durrës, Edison Konomi ka bërë të qartë për çdogjë dhe në çdo rast do të njohë vetëm zbatimin e ligjit. Në Durrës prej vitesh janë të mpleksura interesa të forta dhe klane problematike të cilat kërkojnë të diktojnë edhe në këtë kolonë kryesore të shtetit. I prirur të jetë i matur, i qetë dhe i kujdesshëm në artikulimet e tij për të ardhmen e degës së doganës së Durrësit vet Konomi është shprehur se dogana ka nevojë për njerëz profesionist dhe të suksesshëm, gjë që do të thotë se rezultatet e deritanishme nuk ishin aspak të mira, kjo edhe për shkak të situatës ekonomike-financiare të tregut të huaj. Me staturën e një profesionisti Konomi ka mundur të bëjë për vete çdokënd që e rrethon ndaj ai është treguar optimist në një suskes të padiskutuar edhe në degën e doganës së Durrësit. Në vitin 2009 Edison Konomi fitoi të drejtën e mandatit të deputetit nga lista e PS. Emri tij ishte dy shkallë poshtë Rudina Seserit dhe një shkallë larg nga Gjon Bardhi. Bardhi refuzoi të zëvendësonte Seserin e larguar për shkak të angazhimeve të tjera me karakter të rëndësishëm politik, dhe këtë vendim Bardhi e justifikoi me faktin se ai kishte zgjedhur të mbante postin e kreut të bashkisë së Fushë-Krujës. Ky vendim i asaj kohe i hapi rrugë ERdison Konomit të bëhet pjesë e Parlamentit Shqiptar si deputet nën siglën e PS. Posti kreut të doganës së Durrësit është bërë objekt tryeze, sipas burimeve, mes PS dhe LSI. Të dy subjektet kanë qenë të të njëjtit mendim me kandidaturën e Konomit, ndryshe nga disa emra të tjerë si të njërit edhe të tjetrit subjekt për të drejtuar ndërmarrje a institucione me peshë. Gjithnjë sipas burimeve Konomit tashmë i ka m,betur vetëm të presë datën e emërimit në këtë detyrë, pasi flitet se të gjitha procedurat kanë marrë fund
Nga Xhevo Gradica

Previous articleVangjush Dako merr pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Durrësi-Shqipëria” një parku në Selanik
Next articleArdian Muka do të komandohet kreu i PD së Durrësit. Genc Juka merr përkrahjen e parë nga seksionet