Home Opinion Edi Rama, burrë i madh shteti

Edi Rama, burrë i madh shteti

kapitiEdi Ramës, edhe politika serbe duhet t’i jetë edhe ajo ” mirënjohëse” pasi ata e dëgjuan të vërtetën dhe realitetin e vertetë sot të Ballkanit me Shtetin e ri të Kosovës , e dëgjuan prej kryeministrit shqiptar dhe duhet të ndjehen të lehtësuar kur dëgjojnë prej të tjerëve ato që nuk guxojnë t’i thonë e t’i pranojnë nga frika prej vetvetes dhe mitologjisë fanatike antihistorike, antishkencore e antihumane që e kanë si trashëgimi nga e kaluara dhe që mjerisht nuk po mund të shkëputen akoma prej saj; dëgjuan prej Edi Ramës vizionin shqiptar që është në sinkron të plotë me atë europian, vizionin e Europës së Madhe ku të përfshihen të gjithë. Atje Kryeministri i Shqipërisë e tregoi veten si një Burrë shteti po dhe si një personalitet europian me profil të lartë

Nga Skënder KAPITI / Unë asnjëherë nuk e kam takuar z. Rama, po që kur ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës krijova opinionin se ai ishte një personalitet dhe patriot i vërtetë . Këtë opinion timin që atëherë e në vazhdimësi ua tregoja dhe thoja shumë e shumë miqve të mi nga Kosova, Maqedonia dhe diaspora të cilët ishin të fryrë ,të bombarduar e të mashtruar ashtu si qytetarët e Shqipërisë nga propaganda e ishpushtetit të votave të vjedhura e mbushur plotësisht me të pavërteta , shpifje dhe gënjeshtra. Gjatë vizitës së Kryeministrit në Beograd dhe pas saj kam marrë shumë e shumë telefonata prej tyre ku ata shprehnin respektin dhe konsideratën më të lartë për qëndrimin burrëror të kryeministrit shqiptar atje. Z. Rama që në vizitën e tij të parë në Kosovë, ai atje në fjalën në parlamentin e Kosovës shpalosi vizionin e tij , të një shqiptari të madh, ku në një shkrim timin me titull “Rama në Prishtinë dhe integrimi panshqiptar” ndër të tjera kam cituar “…se për herë të parë një kryeministër shqiptar në parlamentin e Kosovës së Re shpalosi në fjalimin e tij një projekt integral mbarëkombëtar të gjithanshëm, që i jep Rilindjes Shqiptare një dimension panshqiptar…”. Po arsyeja që më shtyu për ta shkruar këtë shkrim të sotëm ishte vizita e sukseshme e Kryeministrit shqiptar z. E. Rama në Beograd me 10 Nëntor 2014. Për këtë vizitë duke gjykuar nga ato që shprehu haptazi me guximin dhe me pjekurinë e një politikani patriot, të vërtetë dhe modern për herë të parë në historinë 100 vjeçare të Shtetit shqiptar i gjithë kombi ynë u ndje krenar në ato se çfarë deklaroi z. Rama në atë vizitë gjë që nuk e ka bërë asnjë politikan pushteti në Shqipëri, në Tiranë e jo më në Beograd përveçse me deklarata mashtruese pseudopatriotike interesi për pushtet bërë në fakt vetëm për të mashtruar e krijuar imazh fals patriotik ,po që nuk kanë munguar as edhe deklarata e veprime haptazi kundër interesave kombëtare ku sidomos për këto është shquar pushtet-politika praktike PD-iste e Berishës. Them në këtë shkrim për E. Ramën se është një shqiptar i madh dhe si mos ta them këtë kur edhe Kancelarja Merkel në takimin me të në Gjermani që dhe më i thjeshti opinionist i zhveshur nga pasionet dhe instiktet nihiliste dhe egoiste e kupton se ajo i atribuoi atij vlerësimin dhe besimin e saj si personaliteti politik dhe si kryeministri më i rëndësishëm në Ballkan .Me qëndrimin burrëror të një shtetari të madh them se ai së pari çuditi dhe sfidoi politikën e miteve dhe gënjeshtrave dhe të shqiptarofobisë serbe të së shkuarës e që i ka e vuan akoma politika e sotme e Beogradit dhe që Rama i dha një leksion se duhet parë përpara nga Europa, integrimi, pajtimi, zhvillimi ,prosperiteti dhe respekti reciprok pa kurrfarë inferioriteti, dhe së dyti çuditi dhe i sfidoi edhe shumë mjeranë të politikës dashakeqëse të opozitës, spiunësh e dështakësh, pseudointelektualësh mistrecë e servilë pse jo dhe tradhëtarësh në Shqipëri që sajuan lloj-lloj alibish e fantazish ordinere që nuk ja vlen t’i komentosh kundër kësaj vizite me etiketime e intriga, shpifje ,trillime e fabrikime të neveritshme kundër E. Ramës që janë në vazhdën e atyre që ishpushteti i bëri kundër tij duke shpenzuar dhe paranë publike për mediat, në diplomacinë shqiptare si dhe për shpifje dhe thashetheme antiRama nëpër lokale e kafenera. Populli shqiptar ka një dhunti dhe mënçuri shumë më të avancur se politikanët e tij që në më të shumtën e kohës ata i kanë tradhëtuar interesat e tij dhe sidomos këtë ja ka bërë politika e tranzicionit pas komunist ku një prej të zhgënjyerve prej asaj keqpolitike dhe prej atij keqpushteti antisocial jam dhe unë, dhe për këtë arsye kam dhe shkruar Librin “Triumfi i Kombit” ku prej tij po citoj:”Besoj plotësisht se e ardhmja është triumfi ynë, sepse askush nuk na ndal dot në rrugën e progresit, konsolidimit, dhe integrimit kombëtar , ndërkombëtar dhe demokratik, dhe në këtë kahje ku synon kombi ynë do të hyjë pashmangshmërisht dhe politika duke shkuar edhe ajo pas të drejtës, ligjit, lirisë , demokracisë, patriotizmit dhe integrimit”. Dhe po aty, se: Ato që kërkojnë serbët e Veriut të Kosovës po ato duhet të gëzojnë dhe shqiptarët e Preshevës, ; ato që kanë grekët minoritarë në Shqipëri po ato duhet t’u jipen edhe shqiptarëve çamë në Greqi, shqiptarëve në Maqedoni t’u jipet statusi shtetformues atje si dhe të drejtat shqiptarëvë në trojet e veta në Mal të Zi. Në atë libër shkaku që më shtyu për ta shkruar ishte zhgënjimi i madh që kisha për ish-politikën e keqe të tranzicionit shqiptar dhe te besimi se së shpejti dhe pashmangshmërisht mënçurimi popullor do ta ndëshkonte atë pushtet të keq , dhe kjo ndodhi me 23 Qershor 2013 ku j’u besua qeverisja Rilindjes shqiptare dhe që është dhe promotori i një rilindje panshqiptare. Fanatizmi është e keqja e madhe e politkës edhe të asaj shqiptare që do të thotë frikë nga e reja, e verteta dhe nga më e mira, dhe ishte fanatizmi politik i disa kryepolitikanëve shqiptarë si të atyre në Shqipëri kryesisht që infektuan dhe ata në Kosovë , Maqedoni etj. të cilët ju vunë në bllok kundër E.Ramës në zgjedhjet për Kryebashkiak të Tiranës vetëm me qëllim për ta asgjësuar atë politikisht se kishin frikë talentin dhe dhuntitë e tij shumëdimensionale, të këtij politikani vizionar, E. Ramën si” Socialistin e Ri” në raport si të tillë me T.Bler dhe Demokratin B.Klinton. Edi Rama u tregua një burrë shteti i madh pasi ai mundi për herë të parë politikën dhe diplomacinë serbe madje dhe në kohë të nxehtë krize mes dy vendeve tona me incidentet e rënda të një ndeshje futbolli Shqipëri- Serbi që u ndërkombëtarizua si problem ndërkombëtar jo vetëm në aspektin sportiv po dhe atë politik të polemizuar nga politika dhe propaganda serbe. Me talentin ,dhuntinë dhe guximin politik Kryeministri unë sy për sy , ballë për ballë ju tha serbëve të vërtetat dhe realitetin e sotëm në Ballkan tani me shtetin e ri të Kosovës që Serbia ta njohë atë, gjë të cilën akoma në Beograd nuk ua kishte thënë shtetarëve dhe politikanëve serbë asnjë burrë shteti e poltikan tjetër, shqiptarë jo se jo po as ndërkombëtar dhe as të atyre shteteve që e kanë njohur Kosovën. Vizita që u bëri kryeministri shqiptar shqiptarëve të Preshevës në Serbi ju tha atyre se nuk do të jeni më të harruar e të braktisur (siç kanë qenë deri dje si nga Tirana e Prishtina) po do t’ju përkrahim dhe do t’ju mbrojmë në të drejtat e tyre . Sot më shumë se kurrë më parë u ekspozua ndërkombëtarisht egzistenca e një krahine shqiptare në Serbi dhe se asgjë më tepër nuk meritojnë pakica serbe në Kosovë se sa ajo shqiptare në Preshevë. Ky ishte një tjetër triumf i madh politik i Edi Ramës në favor të interesit kombëtar. Politika serbe e njeh dhe e di mirë këtë realitet si atë të Shtetit të Ri të Kosovës dhe të atij preshevar po nuk do dhe bën sikur nuk e di sepse nuk e pranon këtë realitet dhe ata tremben akoma nga mitet dhe fanatizmi i tyre shumëshekullor antishqiptar. Edi Ramës edhe politika serbe duhet t’i jetë edhe ajo ” mirënjohëse” pasi ata e dëgjuan të vërtetën dhe realitetin e vertetë sot të Ballkanit me Shtetin e ri të Kosovës , e dëgjuan prej kryeministrit shqiptar dhe duhet të ndjehen të lehtësuar kur dëgjojnë prej të tjerëve ato që nuk guxojnë t’i thonë e t’i pranojnë nga frika prej vetvetes dhe mitologjisë fanatike antishkencore e antihumane që e kanë si trashëgimi nga e kaluara dhe që mjerisht nuk po mund të shkëputen akoma prej saj; dëgjuan prej Edi Ramës vizionin shqiptar që është në sinkron të plotë me atë europian, vizionin e Europës së Madhe ku të përfshihen të gjithë. Atje Kryeministri i Shqipërisë e tregoi veten si një Burrë i madh shteti po dhe si një personalitet europian me profil të lartë . Një tjetër fakt që duhet përmëndur është ai që realisht dhe pavarësisht gjëndjes jo të mirë politike në Shqipëri ku opozita destruktive shqiptare pa asnjë arsye qëndron jasht institucionit të parlamentit dhe fabrikon e trillon lloj-lloj marifetesh për të penguar plotësimin e rekomandimeve për antarësimin për në BE , pavarësisht gjëndjes së rëndë politike në Kosovë ku faktori politik atje nuk formon e nuk konsolidon institucionet demokratike shtetërore pas zgjedhjeve pas muajsh të tërë si dhe të ngatërresave e përçarjeve politike të shqiptarëve ndërvete në Maqedoni, Kryeministri shqiptar gjen e merr kurajon, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë për një ndërmarrje të tillë të jashzakonshme politike të pashëmbullt për politikën zyrtare 100 vjeçare të Shqipërisë të këtij triumfi diplomati e politik në favor të interesit gjithkombëtar. Pra për sa më sipër E. Rama ka meritën e madhe si një shqiptar i madh e patriot më shumë se kushdo tjetër paraardhës i tij dhe kjo vetëm për një vit si kryeministër, ka meritën se u tregua superior dhe mposhti politikën serbe të mbarsur akoma me fanatizma e mitologjizma të së shkuarës . Këtë e verteton dhe fakti se kryetarët e shtetit shqiptar politikisht gjithnjë në marrëdhënie dhe në ballafaqim me politikën serbe kanë qenë inferiorë për të mos thënë më keq akoma: ashtu si Mbreti që erdhi në pushtet me ndihmën e Pashiqit , E.Hoxha me ndihmën e Mugoshës, Popoviçit e Stojniçit, po ashtu dhe politika e pas komunizmit e PD- së së Berishës që shkeli embargon e naftës me Serbinë, deklaronte ish-presidenti Berisha autonomi për Kosovën, diplomati i tij Mustafaj shpiku një farë terminologjie të një Pavarësie të Kushtëzuar, që ishte një farë kamuflazhi për autonominë substanciale për Kosovën që kërkonte Serbia, dhe pa harruar deklarimin e Nano kryeministrit kur deklaronte se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi. Tani , ato se çfarë Kryeministri bëri dhe veproi në Beogradin serb dhe në Presheven e shqiptarëve , ato për disa politikanë pseudonacionalistë e pseodopatriotë(kuptohet ishpushteti dhe ca asish si ai ) le t’u shërbejnë atyre si retorika e të shkojnë e të dalin në pension politik tashmë se nuk kanë çfarë të thonë. Për më tepër të vërteta do të shënojë e shkruajë historia .