Home Politike Edi Paloka: Krerët e diktaturës u dënuan për gjenocid nga PD, ‘Lustracionin’...

Edi Paloka: Krerët e diktaturës u dënuan për gjenocid nga PD, ‘Lustracionin’ e rrëzoi Rama, kush thotë të kundërtën është bastard

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka reaguar ashpër ndaj propagandës anti-PD se gjatë qeverisjes së saj në vitet e para dhe më pas, nuk janë dënuar krerët e komunizmit dhe shërbëtorët e tyre. Në postimin e tij në Facebook, Paloka theksoi se ‘e vërteta është se të gjithë krerët e diktaturës u dënuan bashkë me shërbëtorët e tyre, si kriminelë, për genocid ndaj shqiptarëve, duke filluar nga Ramiz Alia deri tek Aranit Çela e me radhë. “Krerët e diktaturës dhe shërbëtoret e tyre u akuzuan dhe dënuan për genocid gjatë qeverisë se parë të PD. Kush vazhdon të mashtrojë, duke fryrë të kundërtën është thjeshtë bastard që meriton vetëm përbuzje! Prej vitesh propaganda anti-PD i ka fryrë disa të pavërtetave historike për të dëmtuar PD. Një prej tyre është dhe ajo se gjoja bllokmenët u dënuan “vetëm për kafe”! E vërteta është se të gjithë krerët e diktaturës u dënuan bashkë me shërbëtoret e tyre, si kriminelë, për genocid ndaj shqiptarëve, duke filluar nga Ramiz Alia deri tek Aranit Çela e me radhë. Ndër akuzat ishte dhe ajo e shpërdorimeve, por sigurisht që kryesorja ishte genocidi dhe krimet ndaj shqiptarëve. Për këtë janë të gjitha dokumentet e kush të dojë e ka gjithë mundësinë të verifikoje. Në  tjetër e pavërtetë është ajo se PD lejoi bashkëpunëtorët e Sigurimit të jenë pjesë e Parlamentit dhe administratës! Mashtrim”, shkruan ai. Gjithashtu Paloka i është kthyer edhe ligjit të ‘lustracioni’ i cili u miratua në parlament nga PD dhe nuk lejonte asnjë ish-funksionar të regjimit, as kriminelët e sigurimit të shtetit bashkë me bashkëpunëtorët e tyre të kishin funksione drejtuese në shtet por PS e anuloi atë ligj pasi erdhi në pushtet me rebelimin e ’97-ës dhe pasi PD erdhi në pushtet dhe e miratoi sërish, Rama e dërgoi në Kushtetuese duke e rrëzuar si anti-kushtetuese. “PD miratoi në Parlament ligj për lustracionin që nuk lejonte as ish-funksionarët e regjimit, as kriminelët e Sigurimit e as bashkëpunëtorët e tyre, të ishin pjesë e këtyre funksioneve. PS e anuloi atë ligj sapo erdhi në pushtet me rebelimin e ‘97, amnistoi dhe bllokmenët që ishin nëper burgje. Më pas, kur PD erdhi në pushtet, e kaloi përsëri ligjin e lustracionit, po Rama e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe me ata që ishin aty, e rrezoi si antikushtetues . Është më shumë se mjerim kur sheh edhe sot, që jo vetëm Rama dhe propaganda e tij, po dhe disa deputetë që janë në atë Parlament me votat e demokratëve, vazhdojnë të godasin PD dhe historinë e saj me të njëjtën propagandë mashtruese dhe me gjuhen e Tao Pallës. Sigurisht qëllimi është të goditet Berisha. Ky është pikësynimi i Ramës dhe këtij pikësynimi po i shërbejnë dhe këta deputetë . Po të jenë të bindur që dënimi dhe pasojat për ta nga demokratët nuk do jenë thjeshte “historike”, duke u kujtuar si turpi i demokratëve, por direkte. Gjakun dhe sakrificat e demokratëve në vite , nuk mund t’i shesin kaq kollaj e pa pasoja”, nënvizoi Paloka.