Pavarësisht ribashkimit të saj me Bradley Cooper, burimet e reja tregojnë se supermodelja Irina Shayk po shijon një romancë të re me Tom Brady. Të dy morën pjesë në dasmën e miliarderit Joe Namath me Madison Hendrick gjatë fundjavës. “Ajo rrallëherë largohej nga ai gjatë pritjes”-tha një burim për Irina-n.
Ndërkaq, burimet zbuluan se bukuroshja ruse ishte fiksuar me Brady dhe po ‘vuan’ për vëmendjen e tij. Por, sipas informacioneve, Tom i ka shprehur një miku të tij se nuk ishte i interesuar për një lidhje romantike me modelen e Victoria’s Secret.
Duket se Brady për momentin nuk ka interes të dalë me ndonjë femër. Tom është beqar që nga divorci me modelen Gisele Bündchen pas 13 vitesh martesë.
Kim madje i kishte kërkuar Tom-it këshilla përpara se të bënte udhëtimin për të parë një pronë në Baker’s Bay Golf & Ocean Club, një komunitet ekskluziv rezidencial vetëm për anëtarë në Bahamas. Burimet i thanë PageSix se Kim i pëlqen shumë Tom, por deklaruan se aktualisht nuk ka asnjë romancë mes të dyve, por ata nuk e mohuan një mundësi për lidhje.