Home Sport Edhe klubi legjendar në garë për Brojën, Newcastle rrit presionin për shqiptarin

Edhe klubi legjendar në garë për Brojën, Newcastle rrit presionin për shqiptarin

Armando Broja është emri më i lakuar te Chelsea. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në huazim me Southampton, duke shënuar nëntë gola edicionin e shkuar.

Të shumta janë klubet në ishull që kërkojnë shërbimet e tij, me Newcastle që së fundmi ka rritur presionin.

Klubi i sheikëve po ndërton një skuadër të denjë për vendet e para, me Brojën që shihet si i duhuri për sulmin.

Në orët e fundit ka qenë Ajax që ka kërkuar shërbimet e 20 vjeçarit shqiptar, me Chelsea që do vendosë pas fazës përgatitore.

Është Tuchel ai që ka në dorë të ardhmen e djaloshit kuqezi, që ka adhurues në kampionatet më të forta në Europë.