Home Politike E zbulon Kreshnik Spahiu: Si do rikthehet Basha më 15 maj në...

E zbulon Kreshnik Spahiu: Si do rikthehet Basha më 15 maj në krye të PD nga ndërkombëtarët

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se Basha mund të rikthehet në 15 maj, nëse Berisha humb në përballje më Ramën në zgjedhjet e 14 majit.

Kjo me qëllim, sipas tij, që Bashës t’i jepet legjitimiteti që të krijojë një parti të re dhe të largojë Berishën.

“Bashën e kanë këshilluar çfarë do të bëjë. Mund të ndodhë që Bashën e pengojnë të hyjë në zgjedhjet e 14 majit për ta rikthyer në 15, për t’i dhënë legjitimitet si pasojë e humbjes, nëse do të ndodhë, në përballjen Rama-Berisha. Për t’i dhënë legjitimitet për ngritjen e në partie të re politike dhe për t’i thënë rivalit të tij brenda llojit: largohu se humbe thellë përballë Ramës, pa të marrë ne vota”, tha Spahiu.

Previous articleEnver Hoxhaj: Marrëveshja e përmban njohjen, duhet të nënshkruhet
Next article“Ku të mundemi do mbështesim kandidatët e Primareve”/ Duka mohon koalicionin me Berishën, por pranon ftesën e tij