Home Sport E turpshme, Skenderbeu i hap porten Vllaznise po e dërgon në katëgori...

E turpshme, Skenderbeu i hap porten Vllaznise po e dërgon në katëgori të parë. A e ndoqi UEFA takimin?

Ajo që ndodhi në stadiumin e Korcës është më shumë se e turpshme dhe përfundimisht i vë vulën këtij kampionati i cili as nuk duhet të ketë fitues po as humbës. Fituesi në fakt , Skënderbeu është humbësi më i madh. Kampionët  janë mundur në fushën e tyre 5 me 1 , pra në javën ku do të ngrejnë kupën si kampionë kanë pësuar dhe humbjen më të thellë të kampionatit dhe për hir të së vëtetës kanë dëshmuar se UEFA jo vetëm që ka të drejtë pë rata cfarë i ka dënuar por duhet të shkojë dhe më tej me atë që ka ndodhur sot, pasi FSHF këtu ka mbaruar me kohë dhe është një bandë që vetëm pasurohet me futbollin. Kurioziteti është se a e kanë ndjekur njerëz të UEFAS këtë takim ku lojtari më i mirë në fushë ka qenë mjeku i ekipit të Skënderbeut që vrapo më shumë se nga të gjithë lojtarët. Askush nuk mund të vërë në dyshim se cfarë i ndodh futbollit shqiptar, askush nuk e vë në dyshim atë që ka ndodhur javë pas jave, fillmisht nga gjytarët që janë kthyer në vegla të drejtuesve të FSH, më pas te presidentët që janë bërë si sekserë të lojës së futbollit për të përfunduar te lojtarët që ua nxinë fytyrën edhe atyre tranierëve që seriozisht deklarojnë se nuk do të ketë tolerime. Ky ndoshta është kamipionati i vetëm në botë ose të paktën kampionati që do ta kishte zili kushdo për sharlatanizmin e tij, për paftyrsinë e atyre që e drejtojnë këtë lojë duke e kthyer të gjithin në një estradë. Ky është kampionati që pa asjë dyshim humbësi më i madh është ai që fiton trofeun dhe fituesi i vërtetë është kupola e FSH që e ka kthyer në një spartakiadë ish kooperativash bujqësore që e vendosnin kryetarët e koperativave se kush do dilte në vend të parë. Ky është më shumë se turp. Kjo është tallje jo vetëm me korcarët, shkodranët, por me të gjithë shqiptarët…sot në Korcë thirrjes o sa mirë me qenë shqiptar duhet ti vinte turp të qëndronte aty, të paktën kur të jepet kupa. Edhe dicka. Kjo ndeshje është transmetuar nga TVSH, televizioni q e paguajnë shqiptarët për të parë teatrin e turpshëm të rregjisorit Duka. Mjafton kjo ndeshje që qytetarët ta refuzojnë taksën për televizionin shtetëror, ku mafia e futbollit ka marrë peng gjithcka. Sot ndeshja nuk duhet të kishte komentator, thjeshtë ai që u mundua të justifikonte atë që ndodhi , duhet të kishte kërkuar falje që paguhet nga shqiptarët. Turpi këtë radhë ka emra duke filluar nga ata që fshihen si skutha politik dhe fusin hundët në sport e deri tea ta që duhet të mbajnë përgjegjësi për cfarë ndodhi. Turpi nuk e shpëtoi dot Vllazninë, as Voltana, as Duka…/bulevard news