Home Bota E tmerrshme/ Qëllohet me armë zjarri pas shpine, 13-vjeçari në gjendje të...

E tmerrshme/ Qëllohet me armë zjarri pas shpine, 13-vjeçari në gjendje të rëndë

 

 

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Anglinë. Një djalosh 13-vjeçar u godit me armë zjarri pas shpine në mbikalimin “Hockley Circus” në Birmingham. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe po mbahet nën kujdesin intensive të mjekëve.

Një shitës dyqani pranë zonës ku ndodhi ngjarja rrëfeu se një person vrapoi pasi u dëgjua një e shtënë arme. Ai tregoi se nuk pranoi ta fshihte personin nga frika se mund të pësonte diçka të keqe.

“Mendoj se ai mund të jetë përfshirë në diçka, mund të dijë diçka. Ai (personi) erdhi duke vrapuar dhe tha diçka se donte të fshihej. I thashë se nuk mund të fshihej, sepse rrezikonte dyqanin tim. Kështu që, u largua, hipi në autobus dhe iku diku. Pas kësaj, policia erdhi”, rrëfeu për “BBC” Sunny Singh.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po ekzaminon kamerat e zonës, ndërkohë që shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten misterioze.