Home Slideri E shkarkon nga puna, gjykata i jep 15 milion lekë. Ky është...

E shkarkon nga puna, gjykata i jep 15 milion lekë. Ky është skandali i radhës i drejtoreshës së Sigurimeve në Durrës

tahiriMonika Tahiri, drejtoresha e Degës së Sigurimeve në Durrës vazhdon të thyejë çdo rekord abuzimesh dhe aktualisht ajo është në fazën që nuk e mbron asnjë ligj i këtij shteti përveç se sekserëve të koalicionit të cilët ajo i ka paguar me paratë që ka mbajtur në punë njerëz. Rasti më i fundit është një tjetër skandal për dëmin që kjo drejtuese totalisht e paaftë po i bën institucionit më të rëndësishëm për komunikimin me interesat e qytetarëve që kanë të bëjnë jo vetëm me moshën e pensionit. Ajo përfundimisht ka vulosur idenë se po e shkatërron PD-së siç dhe është betuar ditën e parë kur e ka vjedhur atë detyrë dhe jo e ka marë si emërim. Vetëm pak ditë pas ardhjes së saj në këtë detyrë, Monika Tahiri e njohur për shkelje detyre edhe në institucione që kishte punuar më parë dhe aq më shumë edhe për faktin që ka ikur nga andej me vërejtje për shkelje të rënda, ka nisur një valë shkarkimesh që e kanë kthyer institucionin në një gërmadhë të shërbimit qytetar ose më saktë në një godinë ku shërbehet, pasi të ketë dhënë ok bashkëshorti i saj, kuzhinieri i PDIU-së në këshillin bashkiak, Ilir Tahiri apo dhe sekserë të tjerë që i ka aktivizuar ky i fundit. Mes të shkarkuarve përveç dejtorit që fitoi gjyqin dhe 5 milion lekë të vjetra, ka qenë dhe Violeta Neza, e cila është aktualisht nënkryetare e Forumit të Gruas demokrate në Durrës. Kjo e fundit fill pas largimit nga puna ka nisur një proçes gjyqësor ndaj drejtoreshës Tahiri, proces i cili ka marrë fund vetëm pak ditë më parë. Gjykata e Durrësit e ka quajtur të padrejtë shkarkimin e saj dhe aq më shumë ajo ka dhënë një vendim që i ka bërë të heshtin të gjithë. Zonja Neza do të paguhet nga shteti 15 milion lekë të vjetra dhe kjo shumë do t’i paguhet asaj nga drejtoria e Sigurimeve dhe për të vetmen arsye se e shkarkoi një drejtuese e paaftë. Skandali që tregohet vetëm nga dy vendime gjyqësore, ku shteti humet 20 milion lekë dhe kjo vetëm se drejtoresha do të bënte përzgjedhjen për të emëruar aty dikë tjetër është rasti më unikal i abuzimit dhe korrupsionit. Një drejtuese vetëm për të vjedhur dhe vjedhjen e bën vetëm duke abuzuar, i ka humbur këtij shteti 20 milion lekë për dy punonjës të shkarkuar. Numri i atyre që pritet të fitojnë përsëri gjyqe është shumë më i lartë, po numri i atyre që duhet të paguajnë shtetin janë ata që drejtoresha i mban në radhë me të vetmen mburojë, marrëveshjen me PD-në, kur në fakt po mban fjalën për ta shkatërruar imazhin e mirë të PD-së në këtë institucion.

Previous articleAflatoksina në qumësht hetim drejtorit AKU-së Genc Juka
Next articleScherzinger kujton kohët e saj “gotike”