Home Kronika E rëndë, nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me...

E rëndë, nëna hidhet nga kati i dytë i maternitetit bashkë me foshnjën e porsalindur në Sarandë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme ku 35-vjeçarja Mandolina Jashari është hedhur nga kati i dytë i maternitetit sëbashku me foshnjën e saj. Mësohet se në kushte depresioni e reja është vetëhedhur nga materniteti 1 ditë pasi kishte lindur foshnjën.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes