Home Rajoni E rëndë/ Ndërron jetë 3-vjeçarja në spital, dyshimet e para

E rëndë/ Ndërron jetë 3-vjeçarja në spital, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një 3-vjeçare e diagnostikuar me Covid-19 ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, me informacionet që thonë se fëmija ka ndërruar jetë në spital.

Bëhet fjalë për fëmijën e tetë që humb jetën nga koronavirusi në vendin fqinj.

Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik në Greqi, në shtatë muajt e fundit në vend nuk është shënuar asnjë vdekje te të miturit.

Muaji më i rënduar me bilanc tragjik me vdekje të të miturve nga Covid-19 ka qenë janari i këtij viti.

Brenda muajit humbën jetën 3 fëmijë, si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.