Home Bota E rëndë/ Këngëtari turk vritet në lokal se nuk dinte këngën që...

E rëndë/ Këngëtari turk vritet në lokal se nuk dinte këngën që porositën 5 të rinjtë në club nate

Një këngëtar në Turqi është vrarë për shkak se nuk dinte një këngë që i kërkoi një grup shoqëror në një club nate në Turqi. Viktima është identifikuar si Onur Sener. Fillimisht, sipas mediave turke, autorët që i kërkuan këngën Senerit, janë përleshur verbalisht me të, por shpejt gjërat kanë dalë nga kontrolli, duke shkaktuar ngjarjen fatale.

“Kishim shkruar atje për të ngrënë. Dëgjuam përleshje dhe zhurmë të thyerjes së xhamit. Onur u gjet në tokë i mbuluar me gjak. Ata u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen, por goditja e goditi në arterien karotide ”, ka përshkruar skenën e egër shoqja e viktimës.

Sener, i cili ishte baba i një fëmije të vogël, ishte një këngëtar i njohur në Turqi pasi ndër të tjera në vitin 2013 kishte marrë pjesë në talent show-n e quajtur ‘O Ses Türkiye’, versioni turk i ‘The Voice’. Për rastin janë arrestuar pesë persona, tre prej tyre kanë mbetur në paraburgim për akuzën e vrasjes me dashje.

Previous articleChampions League: Bayerni fiton me “manita” ndaj Plzen, blindon kreun
Next articleHoroskopi për ditën e sotme, 5 tetor 2022