Home Kosova E quajti Kurtin “Gauleiter”, shpërthejnë kritikat ndaj Vuçiç: Fjalor i stilit nazist...

E quajti Kurtin “Gauleiter”, shpërthejnë kritikat ndaj Vuçiç: Fjalor i stilit nazist dhe rus

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili shpesh është shfaqur me fjalor ofendues ndaj liderëve të Kosovës, së fundmi e quajti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “Gauleiter”, fjalë kjo e cila është vlerësuar si fjali e stilit rus, shkruan Kosovapress. Gauleiter ishte kreu i degës rajonale të Partisë Naziste ose udhëheqësi i një “gau” ose territori në Gjermaninë naziste.

Ata mendojnë se me dhunë mund t’i bëjnë serbët të duan Kosovën e pavarur. Askush nuk do të shkojë në kontejnerin e policisë dhe të votojë për ‘gauleiterin okupues’ Albin Kurtin”,- tha Vuçiç në prag të zgjedhjeve lokale.

Sipas gazetarit Albert Spahiu, kjo gjuhë e Vuçiçit është e stilit rus, duke kujtuar se një gjë të tillë e kishte përdorur edhe presidenti rus Vladimir Putin kundrejt Zalenskit në prag të agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Po ashtu, Vuçiç në një dalje tjetër publike kishte fajësuar Perëndimin, duke thënë se po bëjnë cirk.

“Sa i përket Jabllanoviçit dhe vendimit të tyre, ai është i zgjuar, nesër nuk do të lirohen më shumë se 100. Ata po luajnë cirk dhe mendojnë se mund t’i bëjnë serbët të duan Kosovën e pavarur me dhunë, duke paguar disa media dhe organizata joqeveritare. Por nuk do ta bëjnë, me të njëjtën mendje i kanë bashkuar serbët”, tha Vuçiç.

Previous articleLoja e tyre u demaskua? Luizi shton dyshimet për “sherrin e shtirur” me Efin: Ku e dini që nuk jemi ndarë kurrë?!
Next articleU flimua duke ofenduar e dhunuar vajzën e mitur, policia reagon për 29-vjeçaren në Borsh