Home Kronika E pazakontë në Lezhë/ Përmbytja e rrugës detyron familjarët e të ndjerës...

E pazakontë në Lezhë/ Përmbytja e rrugës detyron familjarët e të ndjerës të transportojnë trupin me zetor, futet në arkëmort në mes të rrugës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Lezhë për shkak të përmbytjeve.

Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se një grua e moshuar ka ndërruar jetë, por për shkak të motit të keq, familjarët nuk kanë mundur ta përcjellin në banesën e fundit ditën e djeshme, kjo pasi rruga që lidh fshatin Torovicë me fshatin Malecaj në Njësinë Administrative Balldren është e bllokuar nga uji dhe nuk mund të kalohet me mjete të vogla.

Është dashur që arkëmorti të futet në një mjet bujqësor dhe më pas të kalohet në mes të rrugës në arkivol dhe makinën e funeralit.

Previous articleKurti tregon detaje nga takimi në Bruksel: Në fund kam bërë edhe një përpjekje, Vuçiç nuk pranoi
Next articleTensionet në veri, mediet greke: Kosova dhe Serbia po shkojnë drejt përshkallëzimit të luftës