Home Sport E papritur, presidenti i Barcelonës takohet me agjentin e Ronaldos

E papritur, presidenti i Barcelonës takohet me agjentin e Ronaldos

Barcelona është klubi i radhës që po lidhet me një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos.

Edhe pse tani për tani duket pak e besueshme shkaku i të kaluarës së portugezit te rivali i katalunasve, Real Madridi, megjithatë janë disa bërë zhvillime.

“AS” ka raportuar këtë të hënë se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është duke biseduar me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes.

Sipas gazetës spanjolle, takimi mes Laportas dhe Mendesit është duke ndodhur në Barcelonë. Mes tyre është përfolur për emrat si Ruben Neves, Rafael Leao e Bernardo Silva, por edhe për sulmuesin e Manchester Unitedit.

“AS”, përmes burimeve, ka raportuar se presidenti i Barçës dhe agjenti Mendes kanë diskutuar rreth për mundësitë që 37-vjeçari t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Xavi këtë verë.

Lajmi për takimin mes Laportas e Mendesit ka “tronditur” pothuajse të gjithë pasi përmendet edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, megjithëse emrat Bernardo Silva, Ruben Neves dhe Rafael Leao janë opsione që Barcelona po i shqyrton si për të forcuar skuadrën këtë verë apo në të ardhmen.

Mbetet të shihet në vazhdim nëse Barcelona dhe Ronaldo do të bëjnë befasinë më të madhe të merkatos.

Për ish-sulmuesin e Sporting Lisbonës e Real Madridit ka shprehur interesim serioz edhe Chelsea.

Ndryshe, kontrata e Cristiano Ronaldos me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor 2023. Në marrëveshje ekziston edhe opsioni për të vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit më shumë.