Home Sport E pabesueshme/ Tifozët zviceranë duan përjashtimin e Xhakës e të Shaqirit

E pabesueshme/ Tifozët zviceranë duan përjashtimin e Xhakës e të Shaqirit

Dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri udhëhoqën drejt rrugës së fitores Zvicrën ndaj Serbisë, teksa në mënyrë të pabesueshme tifozët e tyre kërkojnë që ata të dënohen, pasi festuan me “shqiponjën”.

Pas përfundimit të ndeshjes, në lajmin që ka bërë televizioni kombëtar zviceran “SRF” në faqen e internetit për ndeshjen, janë postuar dhjetra komente, ku tifozë të shumtë kërkojë që Xhaka dhe Shaqiri të dënohen nga Federata Zvicerane apo dhe të përjashtohen.

Duke iu referuar komenteve të tyre, ata thonë se kanë thyer rregullat e vendosura në kombëtare e me një gjest të papërgjegjshëm, kanë provokuar lojtarët dhe tifozerinë kundërshtare.

Ndërkohë, në rrjet ka plasur një debat i ndezur me tifozë të tjerë, të cilët e shihnin këtë si gjest emocional dqë nuk mund t’u ndalohej lojtarëve.