Home Opinion E nxani struja!

E nxani struja!

Nga Kimete Berisha 
Thuaj çfarë të duash: një kompani serbe, me pronar çetnik, do t’i faturojë serbët dhe shqiptarët e veriut, për rrymën e shpenzuar.
Deputetja e Vetëvendosjes, Jeta, u gëzua shumë.
Krejt kuq e zinjtë e Albin Kurtit po thonë se firma serbe do ta shkel Veriun e Kosovës, me lejen e Kushtetutës së Kosovës.
Por, Kosova sipas Kushtetutës së Serbisë, është e Serbisë’.
Prandaj, kur një kompani serbe regjistrohet në Kosovë, këtë e bën si në ‘shtëpi të veten’.
Nëse Isa Mustafa e ka nënshkruar marrëveshjen për energjinë, pse e njëjta marrëveshje u rinënshkrua.
Ku është nënshkrimi i Albin Kurtit në marrëveshje!
Pse nënshkruhet marrëveshja e nënshkruar!
Dhe pse atëbotë e ka nënshkruar marrëveshjen kryeministri e tash e ka nënshkruar zv.kryeministri.
Qysh bën që e njëjta marrëveshje të nënshkruhet dy herë, pa u shpallur e pavlefshme marrëveshja e Isa Mustafës!
Në vetëmbrojtje, ish Albin Kurti tha se ende mendon qysh ka menduar:
që marrëveshja për energjinë ‘është e keqe’, dhe tradhti, por e ka obligim ta respektojë tradhtinë e Isa Mustafës, sepse e ka zbuluar se këtu ka diçka edhe më të keqe se tradhtia!
Çka mund të jetë më e keqe se tradhtia?
Albin Kurti ka të drejtë t’i ndryshojë të gjitha qëndrimet dhe mendimet e tij, por nuk ka të drejtë të mashtrojë.
E pranoi se me këtë marrëveshje i ka përlyer duart me lloç.
Sepse, tha, Kosova është në lloç!
Prej dje, qeveria Kurti e legjitimoi Serbinë si hisedare të Kosovës në Veri!
Si ndërmjetësese në mes të Kosovës dhe Veriut të Kosovës.
Prej dje, qeveria e Kosovës, me ndihmën e Serbisë, e udhëheq ‘Republikën e Kosovës’.
E ne, duhet të jemi të lumtur që serbët kanë pranuar t’ia paguajnë rrymën Serbisë.
Mimoza e njohur për thënien famëkeqe: ‘më mirë t’ua paguajmë ne shqiptarët rrymën serbëve se sa të kthehen policët e vdekur nga veriu’ – sot ishte veshur pembe.
Kur përfundoi seanca e Kuvendit, iu flug Albin Kurtit pas.
Si ato partizanet…oj moravo joj oj moravo.
Dama nuk i fluget askujt, kurrë, në asnjë rast nuk e bën një hap drejt askujt.
Shqiptarët nuk janë mirë.
A e shikuat Glaukun qysh e ndërpeu seancën sot..
Si shllagerit kur i këputet teli.
Ka probleme të mëdha mendore këtu.
Gazeta e kish gjetur një psikolog për ta pyetur ‘pse gjithë kjo urrejtje, gjithë ky agresivitet’…
Por, psikologu i mbante duart në xhepa derisa fliste për vetëvrasjet!
P.S. Ernest Hemingway e ka shkruar këtë tregim të shkurtër, me gjashtë fjalë:
‘Në shitje:
Këpucë bebesh – të pambathura’!