Home Sport E konfirmon Real Madridi: U kërkuan 10 milionë euro për mospublikimin e...

E konfirmon Real Madridi: U kërkuan 10 milionë euro për mospublikimin e përgjimeve të Perez

Përgjimet që po bëjnë bujë në mediat sociale të Firoentino Perezit po vazhdojnë të jenë temë e diskutimeve nga mediat evropiane.

Sipas gazetës spanjolle, “El Transistor de Onda Cero”, gazetari spanjoll, José Antonio Abellán i cili kishte publikuar disa materiale të një bisede të Firentino Perez ku ky i fundit shihej duke folur për figurat e Real Madridit dhe duke i kritikuar ato.

Sipas artikullit, fillimisht kai ishte shantazhuar presidentin e Real Madridit për zhdukjen e tyre, por ai duhej të paguante 10 milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar edhe Real Madridi përmes llogarisë së tyre zyrtare në Twitter.

“Onda Cero Transistor zbulon se Abellán kishte një takim në 2011 me zëvendëspresidentin e Real Madridit, Eduardo Fernández de Blas, në restorantin Combarro, në të cilin ai e shantazhoi atë duke kërkuar 10 milionë euro për të zhdukur audiot e regjistruara në mënyrë të paligjshme dhe të manipuluar”, shkroi Real Madridi në Twitter.

SOURCEBulevard News
Previous articleArrestohet ish-drejtori i Postës në Korçë dhe 6 punonjës, 24 mln lekë me kontrata false
Next articleGjirokastra 16 vite në UNESCO, Rama: Me punë intensive e nxorëm nga lista e zezë dhe nga pluhuri rrënues i harresës!