Home Kronika E kapën të kërkuarin dhe e liruan për 10 mijë euro, burg...

E kapën të kërkuarin dhe e liruan për 10 mijë euro, burg për dy punonjës të Policisë

Gjatë ditës së sotme janë dënuar dy punonjësit e policisë në Drejtorinë e Policisë Durrës, konkretisht Viktor Buça dhe Gëzim Lluka.

Shtetasit në fjalë u dënuan nga Gjykata e Posaçme me nga 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion.

Me dy vjet burgim gjithashtu u dënua shtetasi edhe shtetasi Alfred Mikeli, pasi sipas Prokurorisë, një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte lokalizuar nga dy efektivët, në verën e 2021, ishte marrë në mjetin e tyre dhe pasi kishin negociuar, e liruan atë në këmbim të 10 mijë eurove.

Previous article17-vjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës, Haradinaj: Do mbetet në kujtimet tona, ia kushtoi jetën lirisë së Kosovës
Next article“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur”/ Olta Gixhari e vendosur të fitojë BBV2 por…